VIDEO/ “Pancerat” shtypin Skocinë, Fullkrug shënon golin e katërt për Gjermaninë

50
Sigal

Tani shënohen gola thjesht për statistikë.

“Pancerat” e Gjermanisë kanë gjetur rrugën e rrjetës edhe në pjesën e dytë të sfidës, ndaj Skocisë, teksa në minutën e 69′-të ka shpërthyer sërish festan në “mitikun” bavarez, të “Allianz Arena”.

Kësaj radhe autori i golit ishte “bomberi” i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës tund rrjetën e skocezëve, duke shënuar golin e katërt, për skuadrën e Julian Nagelsmann.