– Poshtë pëlhurës së propagandës ka korrupsion, injorancë dhe hajni.
-Profesorët, specialistët dhe ekspertët e mirëfilltë të bujqësisë, ndihen të turpëruar me situatën që ka prodhuar politika e korruptuar e nepotike.
-Në jo pak raste, fermerët po i hedhin ose po i shesin prodhimet e tyre nën kosto. Ndërsa grosistët apo monopolet po ja shesin popullit me 3-7 fishin
Intervistoi : Albert Z. ZHOLI
Bujqësia ka probleme të shumta. Së pari tregu i shitjes. Së dyti çmimi i shitjes. Duke krahasuar me vendet Ballkanike fermerët shqiptarë ndodhen në kolaps në këto dy drejtime. Qeveritarët shqiptarë flasin dhe propogandojnë për arritje, por situata është krejt ndryshe. Mendimi juaj?
-Për mendimin tim, poshtë pëlhurës së propagandës ka korrupsion, injorancë dhe hajni.
Përtej propagandës sofiste e bajate me pamje dhe fjalime, që shkruhen e lexohen sa për të bërë shere, like, deklarata dhe kronika televizive mbi bujqësinë, gjithnjë më ka shqetësuar e më shqetëson ajo situatë e dëshpëruar që është gatuar e që mbetet në terren.
Kjo lloj sjellje shkencore e menaxheriale, është bërë dhe po bëhet me qëllimin e vetëm për të siguruar heshtjen, mosreagimin dhe mashtrimin për ato reformat, fitoret dhe arritjet imagjinare, që nuk i pa e nuk i preku askush. Profesorët, specialistët dhe ekspertët e mirfilltë të bujqësisë, ndihen të turpëruar me situatën, që ka prodhuar politika e korruptuar e nepotike.

Jemi në një situatë të tillë, ku si në asnjë vënd tjetër të rajonit dhe botës, proceset jetike të çertifikimit janë dërguar dhe lënë në dorë të shokëve të partisë dhe pushtetit, nga ku sigurohen të ardhura të mëdha për klanet dhe kokat e korrupsionit dhe informalitetit, pa bërë shpenzime, analiza e asgjë tjetër. Edhe nga çërtifikimi i produkteve bujqësore e blegtorale, qëllimisht janë mënjanuar universiteti dhe profesorët e fushave specifike, çka ka bërë që procesi i çertifikimit të duket falls, i pabazuar, i pabesueshëm dhe tërësisht i kompromentuar.
Në jo pak raste, fermerët po i hedhin ose po i shesin prodhimet e tyre nën kosto. Ndërsa grosistët apo monopolet po ja shesin popullit me 3-7 fishin e çmimit të grumbullimit. Situata monopol mbi grumbullimin dhe impot-eksportet. Mungesa e shtrirjes së shërbimit agronomikë e veterinarë. Pasiguria në lidhje me cilësinë e pesticideve, farërave, fidanave dhe plehërave kimike, si dhe mungesa e laboratorëve të çertifikuar të cilësisë, janë produkti më i dukshëm e më uluritës i injorancës dhe korrupsionit shtetërorë e partiakë të këtyre viteve e dekadave në bujqësi, ku punët dhe zgjidhjet e bujqësisë nuk u drejtuan kurrë nga universiteti e as nga specialistët e mirfilltë fushave, por u katandisën në dorë të shoqatave dhe OJF-ve të partisë së radhës. Historia ka plot shëmbuj për mënyrën se si rrënohet ekonomia e një vëndi, sa herë që korrupsioni dhe nepotizmi prevalon mbi moralin dhe meritokracinë, dhe sa herë që organizatat dhe shokët e partisë prevalojnë mbi universitetet, mbi ekspertët dhe mbi teknocienët e mirfilltë të fushave.
Problemet e bujqësisë shqiptare janë të shumta, ndërsa përmes këtij shkrimi dua që të sjell në vëmendjen e profesorëve, të fermerëve dhe të specialistëve të bujqësisë, mënyrën që sipas meje, korrupsioni me projektet, ekspertizat, fondet dhe investimet ka ndikuar dhe po ndikon në rrënimin e prodhimit bujqësorë e blegtoralë, por edhe në rënien e interesit e deri në mbylljen e disa degëve jetike të studimit në Universitetin Bujqësorë të Tiranës. Për shkak të korrupsionit, unë e shoh Universitetin Bujqësorë dhe specialistët e mirfilltë totalisht të mënjanuar nga detyrat dhe roli i tyre në teknologji, në strategjitë dhe politikat zhvillimore dhe në reformat e dështuara, akoma pa filluar. Troç e sa më shkurtë, ka vite e dekada që nuk po dëgjohet specialisti e as universiteti, në vëndin e tyre po flasin shoqatat dhe klanet idjote e nepotike të korrupsionit, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm për ekonominë, politikën dhe demografinë e vëndit. Më poshtë po rendis pesë probleme të shkaktuara nga korrupsioni, e që sipas meje duhen zgjidhur sa më parë.
-Të gjitha këto probleme nga se vijnë?
Nga çrregullimet e qëllimshme, nga ku ushqehen parazitët e korrupsionit dhe nepotizmit.
Së pari, mua me duket se kemi të bëjmë me politika dhe sjellje antiligjore dhe antishtetërore në drejtim të rekrutimit dhe të punësimit të specialistëve të bujqësisë. Specialistët e bujqësisë ka vite që janë lenë pa punë dhe jashtë vëmendjes, ndërsa propagandohet me të madhe se ka vende pune bosh dhe bëhet thirrje jo ejani, aplikoni, etj. Shoh agronom që shesin cigare, apo rroba të përdorura, apo punojnë kamarier, banakierë, muratorë, policë burgjesh, e të tjerë që ikin për të punuar në vendet e tjera të rajonit dhe Europës. Sa herë që drejtuesit e ministrisë së bujqësisë kanë ardhur apo vijnë në Universitetin Bujqësor, gjithnjë ju kam kërkuar me shkrim dhe me gojë punësimin sa më parë të studentëve të agronomisë dhe të veterinarisë, për të cilët ka aq shumë nevojë Shqipëria.
Kërkesat fjalët tona të sinqerta në mediat e shkruara dhe vizive, duket që ka ra në veshin e shurdhët të ministrave dhe drejtorëve, të cilët pyesin për xhepin e jo për ligjin, as për varfërinë dhe as për shpopullimin.
Korrupsioni dhe mosveprimi me rekrutimet meritokratike dhe strukturat jetike të shërbimit këshëllimorë, po ndikon edhe në mbylljen e degëve jetike të universitetit, të atyre degëve që i ka e gjithë bota. Kështu ndikon shëmbulli dhe mesazhi i shëmtuar i strukturës drejtuese e menaxhuese të bujqësisë, ku edhe në Ministrinë e Bujqësisë, specialistët agronomë e veterinerë janë në minorancë e kudo të papërfillshëm. Imagjinoni se si është vepruar dhe po veprohet nëpër rajone e rrethe, ku aktualisht po punohet me 50% të përsonelit kaotikë e pa strukturë funksionale, dhe me mungesë të theksuar të specialiteteve të bujqësisë.
Lutja ime është që specialistët të mos menjanohen më tutje, por të rikthehen sa më parë në punën e tyre, sëbashku me laboratorët dhe strukturat funksionale të shërbimit në rrethe e rajone.
-Ka vite e dekada që nuk po dëgjohet specialisti e as universiteti, në vëndin e tyre po flasin shoqatat dhe klanet idjote e nepotike të korrupsionit
-Ka mungesë të shtrirjes së shërbimit agronomikë e veterinarë
– Pasiguria në lidhje me cilësinë e pesticideve, farërave, fidanave dhe plehrave kimike, si dhe mungesa e laboratorëve të çertifikuar të cilësisë, janë produkti më i dukshëm e më uluritës i injorancës dhe korrupsionit shtetëror
Së dyti, për studimet bashkëkohore në fushën e teknologjive dhe të politikave bujqësore dhe zhvillimit rural, institucioni me më shumë kompetencë, morale dhe përvojë është UBT.
Unë, përveçse korrupsionit, nuk njoh asnjë arsye tjetër që të harxhohen çdo vit mijëra e miljona euro fonde për studime dhe strategji që gjasmë dinë t’i bëjnë shoqatat fantazmë dhe OJF-të e klaneve nepotike, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me bujqësinë, e nuk kanë asnjë njohje mbi terminologjinë, as teknologjitë, tregjet dhe standartet e prodhimit bujqësor. Të tilla shoqata dhe struktura korruptive që kanë marrë dhe po marrin fondet dhe investimet nga ku nuk ka mbetë asgjë më shumë se sa stoku i dosjeve fiktive, në mënyrë figurative mund të krahasohen vetëm me parazitët dhe thithëlopat, që parazitojnë dhe thithin bujqësinë, e në mënyrë të drejtëpërdrejtë po ndikojnë edhe në mbylljen e programeve dhe degëve jetike të UBT.
Së treti, edhe për analizat e prodhimit dhe zinxhirit të vlerës së produkteve, sidomos për produktet bujqësore dhe blegtorale me tipicitet dhe specifika zonale e rajonale-agroturistike, nuk mund të vazhdohet më tutje me rrënat dhe zhgarravinat e bëra nga shoqatat dhe OJF-të e klaneve nepotike e korruptive. Loja korruptive dhe nepotike me shoqatat dhe OJF-të, e ka paralizuar dhe zhytur bujqësinë në injorancë, inkoherencë dhe humbje të kapaciteteve dhe konkurueshmërisë në tregjet kombëtare e rajonale të punës dhe prodhimit. Edhe për këto punë e shërbime, në vënd që ti kryente Universiteti dhe ekspertët e tijë, sikurse ndodh kudo në botë, mjerishtë u degraduan në dorën e njerëzve dhe strukturave joshtetërore e jo kompetente, njerëz dhe struktura që nuk marrin vesh fare nga profesioni as nga bujqësia. Në këtë mënyrë, punën që mund dhe duhet ta kryejnë profesoret dhe studentët e universitetit, përkundrejtë kontratatave të rregullta midis universitetit dhe institucioneve të bujqësisë, në Shqipëri po e kryejnë tarafet nepotike dhe strukturat e korrupsionit. Në këto kushte kan dështuar e do të dështojnë reformat, projektet, investimet dhe çdo përpjekje zhvillimore.
Dështimi është i sigurtë përsa kohë që në praktikën e bërjes së ligjeve, të protokolleve, të strukturave dhe të implementimit të projekteve në Shqipëri, janë menjanuar profesoret dhe ekspertët më të mirë e më të pakorruptuar të fushave të prodhimit bujqësorë. Për këtë arsye kemi arritur deri në këtë situatë, ku fondet janë shpenzuar, ndërsa në terren nuk ka mbetur asgjë.
-Këto vijnë nga çrregullimet e qëllimshme, nga ku ushqehen parazitët e korrupsionit dhe nepotizmit.
-Shqipëria po përballet me probleme të mbartura dhe me problemet aktuale të çertifikimit korruptiv dhe fiktiv të fermave.
-Nga çertifikimi i produkteve bujqësore e blegtorale, qëllimisht janë mënjanuar universiteti dhe profesorët e fushave specifike
Unë mendoj që bujqësia është shkolla dhe profesioni më i vështirë për tu mësuar e zotëruar, e për këtë arsye nuk mund ta kërkojmë zhvillimin nga injoranca, nepotizmi as korrupsioni.
Së katërti, di që hartimi i legjislacionit dhe përafrimi me direktivat e BE, është një process, që mund dhe duhet ta drejtojnë ekspertët e fushave të UBT, e jo sikurse po e degradojnë përkthyesit me gogletranslate, përkthyes mekanikë e përvojë e njohuri nga terminologjia e shkencave bujqësore. Fondet që jepen nga BE, nuk janë për t’u vjedhur e as për t’u kthyer në darka, dreka dhe dosje fictive, që nuk i lexon askush, përkundrazi janë për t’u përafruar me standartet integruese.
Së pesti, unë mendoj se Shqipëria po përballet me probleme të mbartura dhe me problemet aktuale të çertifikimit korruptiv dhe fiktiv të fermave, teknologjive dhe produkteve bujqësore. Mali me mashtrime e me njerëz që mbajnë vulën në çorape, për të vulosur çertifikata pa bërë asnjë anlizë, duhet të shëmbet në emër të krijimit të institucioneve dhe ekipeve me njohuri, seriozitet e besueshmëri. Jemi në një situatë të tillë, ku si në asnjë vënd tjetër të rajonit dhe botës, proceset jetike të çertifikimit janë dërguar dhe lënë në dorë të shokëve të partisë dhe pushtetit, nga ku sigurohen të ardhura të mëdha për klanet dhe kokat e korrupsionit dhe informalitetit, pa bërë shpenzime, analiza e asgjë tjetër. Edhe nga çërtifikimi i produkteve bujqësore e blegtorale, qëllimisht janë mënjanuar universiteti dhe profesorët e fushave specifike, çka ka bërë që procesi i çertifikimit të duket falls, i pabazuar, i pabesueshëm dhe tërësisht i kompromentuar. Për më tepër, një pjesë e trupave çertifikuese nuk kanë arsimin dhe as përvojën e duhur, edhe pse në dukje kanë marrë liçensa të dyshimta, shpesh të parinovuara dhe të pamiratuara nga organet kompetente e legale të kohës.
Për shkak të korrupsionit, unë e shoh Universitetin Bujqësorë dhe specialistët e mirfilltë totalisht të mënjanuar nga detyrat dhe roli i tyre në teknologji, në strategjitë dhe politikat zhvillimore dhe në reformat e dështuara, akoma pa filluar. Troç e sa më shkurtë, ka vite e dekada që nuk po dëgjohet specialisti e as universiteti, në vëndin e tyre po flasin shoqatat dhe klanët idjote e nepotike të korrupsionit, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm për ekonominë, politikën dhe demografinë e vëndit
Edhe në këtë rast, menjanimi i universitetit sjell probleme për prodhimin dhe tregjet. Dëmton reputacionin dhe funksionet e UBT, duke ndikuar në uljen e numrit të studentëve dhe në boshatisjen e sallave dhe klasave ku mësohen teknologjitë dhe standartet.
Pavarësisht nga heshtja, që të gjithë e dinë dhe e shohim që procesi korruptiv i çertifikimit, në shumë raste nuk po ndjek procesin origjinal të prodhimit dhe të përpunimit, e ku përpasojë shoqërohet me një dokumentacion të pabesueshëm që plotësohet nga zyrat ose nga kafenetë, duke e bërë procesin të dyshimtë dhe të pavlefshëm në tregun vendas dhe të huaj.
Subvensionimi apo financimi për çertifim, duket sikur është një shpërblim për të ashtuquajturit “klientë preferencial”, që marrin paratë dhe plotësojnë çertifikata pa bërë asnjë analizë.
Pasojat e kësaj pune bien mbi prodhuesit dhe tregtarët, ku sikurse kemi parë e dëgjuar, në jo pak raste ka ndodhë që ngarkesat e nisura nga Shqiperia për në Gjermani, Slloveni, Austri, etj, janë kthyer mbrapsht edhe nga vendet e rajonit, sepse treguesit e cilësisë të shënuara në çertifikatën përcjellëse, nuk përputhen me rezultatet e analizave të kryera nga laboratorët e vendeve fqinjë.
Është koha që të kuptojmë domosdoshmërinë e reformimit të gjithë sistemit të bujqësisë.






















