VIDEO/ Milan e katranos, ja 32 skuadrat që kalojnë më tej

545
Sigal

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Zagreb, Fenerbahce, Zenit Petersburg, Slavia Prague, Red Bull Salzburg, RB Leipzig, Galatasaray, Shakhtar Donetsk, Club Brugge, Plzen, Napoli, Inter ,Valencia dhe Benfica janë 32 skuadrat që vijojnë rrugën në kompeticionin e dytë nga rëndësia në Evropë, UEFA Europa League.

Befasia e fazës së grupeve vjen nga ai F, me Milanin që nuk ka mundur të sigurojnë një biletë për në raundin tjetër, duke u eliminuar që në grupe. Nga ky grup, ishte Real Betis dhe Olympiacos që kalojnë më tej. Në  takimet e 6-ta në grup, rezultati më i thellë u regjistrua në Qipro, aty ku AEL Larnaca dhe Bayer Leverkusen shënuan plot 6 gola, me gjermanët që triumfuan me rezultatin 1-5.

Kujtojmë që shorti për raundin e 1/32 do të hidhet të hënën e 17 dhjetorit.