Sot: Java e 17 e Superligës Partizani-Kukësi
Supertakimi i javës së 17-të Kukësi-Partizani i është besuar për gjykim, ndërkombëtarit Enea Jorgji. Elbasanasi është, një nga arbitrat me më shumë përvojë në vend dhe me stemën e FIFA-s prej vitesh, i janë besuar ndeshjet më të forta në këto 16 javë kampionat.Ndryshe nga një takim I zakonëshëm kjo supersfidë ka nisur ende pa zbritur në fushë. Përballë një Partizani të “disiplinuar” ose dinak, kukësianët janë hedhur në ofensivë duke ju kujtuar “demave” atë fitore të thellë të një viti më parë kur në stadiumin “Zeqir Ymeri” fituar thellë 4-0. Faqja zyrtare e FK Kukësit ka menduar t’ua kujtojë tifozëve atë ndeshje, duke e ndezur në një farë mënyre takimin e sotëm. Përballë mbështetjes masive të Partizanit, mungesa e tifozerisë është një bonus për Kukësin. Në tre ediçionet e fundit, këto dy skuadra kanë rivalizuar për titull së bashku me Skënderbeun dhe gjithnjë përballjet mes tyre kanë dhuruar emoçione dhe spektakël. Nga apelimi i drejtyesëve të “demave” shpresohej që Apeli ta vendoste “dorën” në zemër. Deri tani Apeli nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e klubit të kuq, gjithsesi ai që humbet nga kjo mungesë është futbolli është spektakli që kërkon emoçion dhe mbështetje dhe jo “ftohtësi”.

Gega : Shkurtaj dhe Rroça janë dy kualitete që bëjnë diferençën.
Faza e dytë nis me merkaton e janarit. Partizani. Mbasi ka folur për rëndësinë e takimit të sotëm, Partizani-Kukësi trajneri i të kuqëve nuk i është shmangur edhe dëshirave për vitin në vazhdim, gjithsesi ai ja kë lënë këtë së ardhmes dhe ka folur me superlativa për ekipin e Kukësit që sikurse tha trajneri duhet mundur për të vazhduar drejt objektivave-.Një sfidë që vlen shumë në vazhdimësinë e të dy ekipeve- do ta përfundonte fjalën tropojani i pankinës së Partizanit. Me mbylljen e kapitullit të parë të kampionatit “demat” janë hedhur në ofensivën e merkatos së janarit, ku tashmë piketat janë përçaktuar Trajneri Gega tha në konferençën e zakonëshme para sfidës me Kukësin se do të afrohen futbollistë që mund të bëjnë diferençën dhe duket se “demat” janë të qartë në objektivat e futbollistëve që do të afrojnë Përpos Shkurta edhe mesfushor Eduard Rroça. Ky i fundit pëlqehet shumë në kampin e kuq dhe shpresojnë ta afrojnë që në janar. Problemet finançiare të gjirokastritëve me rrogat bëjnë që 25-vjeçari të dalë i lirë dhe të mund të transferohet falas te kreyqytetasit. Ai mund të tërheqë me vete dhe Vasil Shkurtajn, dy dëshirat e mëdha të “demave” në janar. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se ofensiva dyshe ka nisur dhe të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri Skënder Gega. Numri një i stolit vlerëson Shkurtajn dhe Rroçën si dy lojtarë me kualitete.

Krasniqi: Edhe kundër Partizanit për tri pikët, me Kukësin fitoj titullin
I larguar nga Partizani si i panevojshëm mbrojtësi kosovarë ka arritur ka arritur të sigurojë një vend titullari në formaçionin e Kukësit., për këtë është favorizuar edhe nga skema e trajnerit kuksian Çungu I çili po luan me 3 qendërmbrojtësa dhe Krasniqi së bashku me pasi Armando Çungu po luan me 3 qendërmbrojtës dhe së bashku me Shametin e Çuçulin, po kalon një moment të mirë Në prononçimin e tij për sfidën e sotëme, Krasniqi do prononçohen në poziçion i një “ishi”, duke thënë se “Skuadra e tij lufton për të ulur Partizanin me këmbë në tokë, ndërkohë që pranon se nëse shënon, nuk do të festojë. Ndeshja me Partizanin, do të jetë një ndeshje emoçionuese, pasi për disa vite kam luftuar me Partizanin për të mundur Kukësin, ndërsa sot jam me Kukësin për të mundur Partizanin. Është ndeshje e veçantë që shpresoj ta fitoj. Nuk ka ndonjë gjë Partizani për të mos u mundur. Ka ardhur momenti për ta ulur Partizanin me këmbë në tokë. Më tej ish mbrojtësi i “demave” do të shprehej Nëse e humbim këtë ndeshje, larg qoftë, ta humbim për meritë të kundërshtarit jo për gabimet tona. Do ja bëjmë hyzmetin deri në fund. Duhet të luftojmë deri në fund siç kemi bërë në stërvitje dhe në ndeshjet e tjera e ta fitojmë këtë takim..

Kosovari Shqipjon triumfon mbi serbin Jankoviç
I kanë mjaftuar 6 raunde shqiptarit kosovar Shqipjoj Hoti për të triumfuar ndaj boksierit serb Milosh Jankoviç . Ka qenë një ndeshje me plot rivalitet që ka vazhduar deri në raundin e 6 atëher kur serbi është dorëzuar përballë furisë së boksierit kosovar. Shqipjoni Hoti është nga fshati Ratkoç i Rahoveçit dhe jeton në Zviçër. 21 vjeçari është një nga të ardhmet e boksit dhe rrezultatet e deritanishme flasin për një boksier të së ardhmes.

Luftëtari e fillon “merkaton” nga drejtuesit. Nora në vend të Maliles.
Luftëtari ka dashur ta “zbusë” krizën e pragshkrirjes duke bërë ndryshime në stafin dfrejtues. Alarmi që dha trajneri Mezani, për largimin e futbollistëve i ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe për të kaluar këtë situatë kanë thëëritur “nën armë” një nga figurat e njohura të sportit sikur Gentjan Nora.
Drejtuesit e Luftëtarit duket se e kanë bërë lëvizjen e parë dhe kanë ndryshuar zyrtarët e klubit. Bëhet me dije se nga detyra e Drejtorit Sportiv është larguar Rigels Malile, ndërsa vendin e tij e ka marrë një emër i njohur në qytetin e gurtë, Gentian Nora. Ish gjyqtari Nora wshtw njw njohje e vjetwr e qytetit tw gurtw dhe i njeh mirë situatat në klubin e Luftëtarit, pasi ka mbajtur pozicion e shefit të klubit më herët, por në sezonin e fundit u largua nga “skena” duke ditur problemet e shumta dhe qëndroi në “prapaskenë”. Ai tashmë do të marrë sërish në dorë skuadrën dhe duket se ka rrezikuar shumë, pasi duhet të zgjidhë problemet jo të pakta që ka skuadra e Luftëtarit. Nëse problemet financiare nuk marrin zgjidhje, ndoshta një nga detyrat e Norës është gjetja e talenteve të reja edhe pse borxhi ngelet I tillë në të dy variantet, si në atë të largimit të futbollistëve ashtu edhe në atë të qëndrimit të tyre.



















