INTERVISTA/ Specialisti i futbollit Saimir Patushi, analizon Superioren me një kënvështrim real
Vetëm tifozeria po e zbukuron këtë futboll të shëmtuar
Agron KAJA
Si i lexoni rezultatet që u arritën në ndeshjet e javës së 24-t të Superiores, ishin në pritshmëri?
Mendoj se deri diku mund të themi se kishim rezultate në pritshmëri. Por Partizani e Vllaznia janë të fortë, dhe këtë u treguan me fitoret. Ndërsa prisja një Dinamo ndryshe në sfidën ndaj Flamurtarit, i cili pati fat dhe morri barazimin në këtë sfidë.
Cilin nga rezultatet mund ta veçoni që bër diferencën, në lojë dhe në rezultatin që u arrit?
Unë mendoj se më i veçantë si rezultat dhe si ndeshje, ishte “derbi” i kryeqytetit Partizani-Tirana 2-0. Një ndeshje “derbi” duhet luftuar që ta fitosh, dhe këtë e bëri mirë Partizani. Ndërsa Tirana nuk tregoi se mund ta fitonte me aq pak përpjekje.
Në këtë “Derbi” (Partizani-Tirana 2-0), ju si i përshkruani Tiranën që vinte pas disa rezultateve pozitive?
Në këtë “derbi” që mes tyre ishte i 181-ti, u pa qartë se Tirana la shumë për të dëshiruar. Dhe këtu, si trajneri, ashtu edhe drejtori telknik, me këtë rezultat duhet të kishin dhënë dorëheqien nga postet që mbajnë. Nuk është kjo Tirana më e mirë.
Golat apo rezultatet, cilët nga këta tregues bëri diferencën në ndeshjet e javës së 24-t?
Unë mendoj se, përveç tre pikëve të Vllaznisë e Partizanit, të tjerat vijnë pas kohës. Këto janë diferencat e javës së 22-të, duke i parë edhe në aspektin teknik. Kur arrihet objektivi në një ndeshje, ka më shumë tregues që spikatin brenda saj.
Sa u bë faktor tifozeria, në “derbi”-in e kryeqyteteit, në Shkodër apo në stadiume të tjera?
Të themi shyqyr që kemi një tifozeri të cunguar dhe vjen në stadium. Jo vetëm në javën e 22-të, por edhe në javë të tjera, është kjo tifozeri që po e zbukuron këtë futboll të shëmtuar. Janë boshatisur stadiumet nga shfaqiet që po japin skuadrat.
Në 24 javë kampionat, mund të themi se renditja ende nuk e ka një formatim të përafërt nga përfundimi?
Këto 24 javë kemi parë ulje e ngjitje të jashtëzakonshme në tabelën e renditjes, madje nga të gjitha skuadrat. Dhe siç po ecën gara, mendoj se kështu do e kemi deri në fund. Do jetë lufta e fortë, sepse nuk kemi një ekip që bën diferencën.
Të premten nisin ndeshjen e javës së 25-të të shtrira në tre ditë, nisur nga kalendari, si i përshkruani çiftet?
Të them të vërtetën, çdo ndeshje do jetë si finale për të gjitha skuadrat. Dhe çdo hap falls do ketë probleme me renditjen e tyre. Sipas kalendarit, the se do jetë një javë interesante, ku çdo ndeshje vlen për tu parë e shijuar në shkallët e stadiumit.

Java e 25-të nis me sfidën Egnatia-Dinamo City, mbetet kjo një kryendeshje e kësaj jave?
Patjetër që po, sepse unë e mdnoj si një “mini finale” që veçohet nga katër ndeshjet e tjera të kësaj jave. Pa thënë se katër ndeshjet e tjera nuk kanë rëndësinë e tyre. Të gjitha skuadrat janë në “ethet” e garës dhe ngjitjes në renditje.
Në 13 javët e mbetura, ku mendoni se renditja mund të pësojë lëvizje të dukshme: në krye, në mes apo në fund?
Lufta për mbijetesë është ajo që do sjellë ndonjë ndryshim në tabelën e renditjes deri në fund. Te Flamurtari e Tirana do ketë një luftë sportive brënda llojit. Do jetë vetëvrasje e futbollit shqiptar që Tirana e Flamurtari të jenë skuadrat e rrezikuara.
Penalltia e mohuar ndaj Partizanit në rezultatin 0-0

Në sfidën e fituar 2-0 ndaj Tiranës 2-0, Partizanit iu mohua një penallti, para se të shënonte golin e avantazhit. Si rrallëherë, ky “derbi” nuk është shoqëruar me polemikat e zakonshme për arbitrimin, edhe pse rastet e diskutueshme për të dy palët nuk munguan. Dhe me sa duket, në një prej tyre, gjyqtari Juxhin Xhaja dhe asistentët e tij, kanë gabuar duke mos dhënë një penallti në favor të Partizanit kur ndeshja ishte ende në shifrat 0-0. Në pamjet e publikuara pranë aksionit, shihet se si Kortez i Tiranës godet Sidibe jo topin, duke e rrëzuar këtë të fundit në zonë.
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 25
E premte, 20 shkurt 2026
Egnatia-Dinamo City 19:00
E shtunë, 21 shkurt 2026
AF Elbasani-Vora 13:30
Bylis-Vllaznia 13:30
E dielë 22 shkurt 2026
Tirana-Teuta 13:30
Flamurtari-Partizani 16:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 24 45
2.Egnatia 24 43
3.AF Elbasani 24 42
- Dinamo City 24 36
- Partizani 24 33
6.Teuta 24 30
7.Vora 24 26
8.Tirana 24 21
9.Flamurtari 24 20
10.Bylis 24 20
NDESHJET E KONTESTUARA
Dinamo City-Flamurtari 1-1
Penalltia për vlonjatët e dyshimtë, e vendos VAR-i
Edhe pse barazoi 1-1 në transfertë, trajneri Morriero i Flamurtarit pretendoi fitoren në përballjen me Dinamon. Ndryshe ka ndodhur në kampin dinamovit, të cilët pretenduan se ka pasur një rast të dyshimtë në ndeshjen ndaj Flamurtarit, për shkak të penalltisë së akorduar me VAR për vlonjatët. Këtu arbitri kryesor gaboi, por ishte VAR-i që e korrigjon, në minutën e 17-të. Në një dyluftim në zonë pas goditjes nga këndi, mes Qardakut dhe Çantakias kishte kontakt, ku ky i fundit rrëzohet në zonë. Fillimisht vazhdon loja, por kryesori thirret në VAR për të riparë rastin dhe jep penallti. Një moment shumë i dyshimtë, për të cilin edhe dje tek Dinamo i kishin të “ndezura” pretendimet.
Vllaznia-AF Elbasani 2-1
Elbasani kundër arbitrit: Na mohoi golin!
Transferta e AF Elbasanit në Shkodër nuk është kapërdirë pa polemika prej tyre. Pas ndeshjes e deri dje, Elbasani nuk i ka ndalur ankesat ndaj gjyqtarëve, duke i akuzuar ata për humbjen ndaj Vllaznisë: Te Elbasani kanë reaguar pas humbjes edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shpërndarë një video dhe mbishkrim ku akuzon arbitrin për një episod në minutën e 83-të të ndeshjes. Në atë moment, ai që e ka topin është Lleshi dhe Doda ka bërë faull. Gjyqtari sinjalizon me shumë vonesë, pasi verdheblutë po bënin një aksion të rrezikshëm. Ky është rasti që elbasanllinjtë e kanë quajtur në dëmin e tyre, sepse arbitri u ka mohuar golin. Edhe moviola është në anën e AF Elbasanit.
ASAMBLEJA E FSHF-së
Duka merr madatin e 7-të, dy të dorëhequr dhe pesë të rinj në KE

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, rikonfirmoi dje besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën si President për një mandat të ri katërvjeçar, 2026-2030 (mandati i 7-të). Vendimi u morr me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional. Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, dy ishin antarët e vjetër që u tërhoqën nga gara e rikandidimit: Abren Dervishaj dhe Abdyl Kuriu, dhe pesë të tjerë kandiduan dhe hynë në KE për herë të parë: Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmon Hasanbelli, Erind Resuli dhe Geri Çipi.
Armand Duka në FSHF
Mandati i parë: 2002-2006
Mandati i dytë: 2006-2010
Mandati i tretë: 2010-2014
Mandati i katërt: 2014-2018
Mandati i pestë: 2018-2022
Mandati i gjashtë: 2022-2026
Mandati i shtatë: 2026-2030
Antarët e KE në FSHF
Anila Basha 47 vota
Armando Cungu 43 vota
Blendi Fevziu 40 vota
Edmon Hasanbelli 44 vota
Envi Hicka 38 vota
Erind Resuli 42 vota
Ggeri Çipi 41 vota
Gjergji Petro 27 vota
Lutfi Nuriu 43 vota
Pano Xhixho 33 vota
KATEGORIA E PARË/ Dritëhijet në dy fazat e para, ja analiza e ish-futbollistit e trajnerit të Besës, Përparim Daiu
U mbyll matematika për renditjen, fillojnë “betejat” me llogaritë

Agron KAJA
Me ndeshjet e javës së 22-të në të cilat u shënuan 22 gola, renditja në Kategorinë e Parë përcaktoi numrat e përballjeve, ku sipas kalendarit, favorizohen skuadrat që kanë renditje më të mirë. Këtë mendim shpreh edhe specialisti i futbollit Përparim Daiu, i cili për gazetën “Telegraf” shprehet se, në fazën e tretë do kemi betejë dhe luftë të fortë sportive në të dy kahjet e renditjes. “Fazën e tretë të Kategorisë së Parë e mendoj si një betejë që do të zhvillohet nga skuadrat në dy kahjet e kundërt të renditjes. Sipër do jenë Skënderbeu, Laçi e Pogradeci që do ta kenë kënë betejë sportive mes tyre, dhe në fund, Kukësi, AF Luftëtari dhe Lushnja do kenë luftë të ashpër mes tyre për vendin e play-out-it, vëndi i 10-të. Ndërsa gjatë fazës së tretë, mesi i renditjes do jetë interesant, e këtu them se Besa ka ekip më të konsoliduar për ta patur këtë komoditet”, kështu e nisi dje bisedën ish-futbollisti e trajneri kavajas Përparim Daiu, i cili u ndal edhe tek treguesit e javës së 22-të. “Duke ju referuar rezultateve dhe ndryshimeve në tabelën e renditjes, ekipe të veçanta kanë qënë aktivë në merkato dhe e kanë goditur më shumë portë gjatë fazës së dytë. 22 golat e javës së 22-të sikur e kombinuan javën me golat, por këtu do të ndalesha te forca sulmuese e skuadrave. Nëse do mendonin kështu edhe në javët e mëparëshme, do të kishim më shumë gola të shënuar, dhe veç pikëve, do evidentoheshin më shumë futbollistë që e kanë prioritet shënimin e golit. Me fazën e dytë u mbyll matematika e ndeshjeve për çdo skuadër, dhe në fazën e tretë llogaritë do jenë më të detajuara, sepse luhet sezoni. Por, me këtë renditje që u fiksua pas javës së 22-të nuk kishim ndonjë surprizë që ta bënte edhe më intrigues vazhdimin e kampionatit”. Ndërsa vazhdimin e garës me ndeshjet e fazës së tretë, Përparim Daiu e mendon se do varet nga kryesisht ekipet pretendente dhe ato në mesin e tabelës, më pak nga ato që për mbijetesë. “Faza e tretë do varet shumë nga ekipet pretendente dhe ato që do kenë renditje mbi mesin e tabelës. Sepse ato do jenë më të avantazhuara. Formula e fazës së tretë nuk lejon të bëhen lëshime, sepse ato bëhen nga skuadrat më komodode. Por unë mendoj se, pak a shumë kjo do jetë renditja përfundimtare e këtij kampionati”, ishte kjo biseda me Parparim Diun, ish-futbollist i Besës Partizanit e Kombëtares, si dhe trajnernë disa skuadra.

Dritëhijet e kalendarit, faza e tretë favorizon vëndet e para
Formula e kalendarit të fazës së 3-të të Kategorisë së Parë ka edhe të veçantat e saj. Vlen të theksohet se, ekipet e renditura nga vëndi i 1-rë e deri në vëndin e 6-të, do luajnë një ndeshje më shumë në shtëpi. Ndërsa në javët e fundit, bie në sy përballjet direkte mes rivalëve si Pogradeci-Skënderbeu, Skënderbeu-Laçi, apo edhe Laçi-Pogradeci, që pritet të vendosin edhe fatet e sezonit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sa i përket rivalitetit në zonën e mbijetesës.
3 GOLA
Egjiptiani i Skënderbeut, Saleh Nasr, në sfidën me Apoloninë shënoi të tre golat e fitores të skuadrës korçare, duke kaluar në 12 gola të shënuar në 22 javë.
KATEGORIA E PARË
SEZONI 2025-2026
Faza e tretë-Java 23
E shtunë, 20 shkurt 2026
Pogradeci-Lushnja 13:30
Skënderbeu- Kukësi 13:30
Kastrioti-Apolonia 13:30
Burreli-Korabi 13:30
Iliria-Besa 13:30
Laçi-AF Luftëtari 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 22 51
2.Laçi 22 48
3.Pogradeci 22 43
4.Kastrioti 22 30
5.Burreli 22 30
6.Iliria 22 29
7.Besa 22 25
8.Korabi 22 24
9.Apolonia 22 24
10.Lushnja 22 20
11.AF Luftëtari 22 19
12.Kukësi 22 15




















