Tirana i dha leksion Partizanit në derbin, e dominuar nga bardheblutë. Skuadra e Bledi Shkëmbit, shënoi 2 herë në pjesën e parë me anë të sulmuesit Zharmoni.
Fillimisht Tirana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19-të, ndërkohë që në minutën e 41-të, ishte sërish Zharmuni që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Teksa sulmuesi i skuadrës bardheblu ishte duke gjuajtur 11-metërsh, futbollisti i Partizanit, Keko, u filmua teksa bën një reagim disi të çuditshëm në momentin e shënimit të golit, teksa në pamje të parë të jep përshtypjen sikur feston për golin e shënuar nga bardheblutë. Për më tepër shikoni videon: