ZYRTARE/ Klubi i Bundesligës gjermane prezanton mesfushorin shqiptar

22
Sigal

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florent Muslija ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij teksa ka kompletuar transferimin  te Frajburg në Bundësligën gjermane.

25-vjeçari realizoi paraqitje fantastike në Bundësligën 2 me Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.

“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, u shpreh Florent Muslija, pas prezantimit.  Mesfushori do të mbajë veshur fanellën me numër 23 te skuadra e tij e re.