vetëm përballë portierit, Myrto Uzuni humbet rastin e artë me Granadën

97
Sigal

Myrto Uzuni ka marrë shiritin e kapitenit te Granada, teksa pas rënies së kësaj skuadre nga La Liga, futbollisti shqiptar është bërë më i rëndësishmi i skuadrës.

Një shirit kapiteni për të vlerësuar kontributin e tij në sezonet e shkuara, por njëkohësisht edhe për të vlerësuar qëndrimin e tij dhe faktin se nuk u largua në merkato.

Megjithatë Uzuni po vuan disi dhe nuk po e rigjen shkëlqimin e dikurshëm te Granada me këtë të fundit që triumfoi sot 1-0  kundër Mirandes, ndërsa Uzuni ishte titullar.

Në minutën e 46 të takimit, Myrto ka humbur një shans të artë teksa i vetëm para portierit, nuk ka koordinuar dot goditjen e tij.