Uvil Zajmi: Kur ndaj “Zvezdës” luhej në shekullin e kaluar!

710
Sigal

Champions League, turi i dytë: Sot në “Air Albania, SK “Tirana”-“Crvena Zvezda”, ora 20.00.

 

Janë sfida, përballje të kohës, të viteve menjëherë pas çlirimit, mjaft prej tyre në kuadër të miqësisë, kupa të ndryshme, përballje vajtje-ardhje me klube të shteteve ballkanike. Në tërësinë e këtyre turneve, janë edhe disa ndeshje me disa ekipe jugosllave të elitës, midis tyre edhe me “Crvena Zvezdan” e Beogradit, apo “Ylli i Kuq” siç edhe njihet.  Nuk janë takime zyrtare, gjithçka në kuadrin e marrëdhënieve të mira në atë kohë Shqipëri-Jugosllavi. Të përfshira në kalendaret vjetore si turne të miqësisë, të paktën gjatë periudhës raporteve, bashkëpunimit pakvjeçare, gjithçka në kuadrin e marrëdhënieve të mira në atë kohë Shqipëri-Jugosllavi, intensive edhe në mjaft disiplina sportive, në veçanti futbolli. Deri kur u prishën, më pas ato thuajse u kufizuan, e ndërprenë në ekstrem. Duke u rikthyer tek takimi i sotëm, SK “Tirana”-“Crvena Zvezda”, kjo është e para zyrtare ndërmjet dy klubeve në një trofe europian, si ky Champions League, edicioni 2020-20.

Për Kupën e Rinisë Ballkanike, kundër “Crvena Zvezdës”, 75-vite më parë

 

Deri në takimin që do të luhet të martën, në “Air”, asnjëherë më parë nuk janë regjistruar ndeshje zyrtare, në aktivitetet e UEFA-s, përballje midis dy klubeve, SK “Tirana”-“Crvena Zvezda”. Por, vite, dekada, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, ato nuk kanë munguar, sgurisht jo në nivele të larta. Në disa numra të gazetës “Sporti” të pas lufte, gjejmë disa shkrime mjaft interesante, ku njihesh me një histori modeste të kësaj përballje. Janë ndeshje vajtje- ardhje midis tyre, ku spikasin fitoret e skuadrës jugosllave, por ndër to edhe të SK “Tiranës”. Duke iu referuar “Sporti” të vitit 1945 informohemi: “Tourne-ja e Sport Klub “Tiranës” në Jugosllavi. Sport Klub “Tirana” për të dytën herë del jashtë atdheut. Kërë radhë Sport Klubi merr pjesë në Kongresin e Parë të Rinisë Ballkanike, në tourneun me Sofjen e Beogradin. Pastaj:  “Ylli i Kuq i Beogradit”-“Sport Klub Tirana” 4-1(0-0). Komenti: “ Ndeshja decisive e kupës zhvillohet në mes të skuadrës “Ylli i Kuq”, që ka dy pikë dhe “Sport Klubit”, që ka një pikë (Sport Klub Sofja 1-1), Skuadra që fiton ndeshjen fiton kupën. E fitoi Beogradi me nji rezultat 4-1. Atyne që nuk e kanë pa ndeshjen, mund t’u bajë përshtypje ky rezultat. E vërteta nuk qëndron kështu dhe vetë publiku i Beogradit ka mbetë i entuziasmuar nga loja e Sport Klubit, i cili deri në 25’ të lojës së dytë ka dominue në fushë në çdo pikpamje tue tërhekë admirimin e spkatatorëve, të cilët të prekun nga loja e bukur që zhvillonte “Sport Klubi” e inkurajuen nji zani  tue thirrë: “napred, napred Tirana, përpara, përpara Tirana”. Sport Klub u paraqit në kët formacion: Topalli, Fagu, Janku, Demenri, Ohri, Fakja, Parapani, Paci, Llambi, Boriçi, Mëniku. Loja e parë kalon në ekuilibër. Rrihen vazhdimisht të dyja portat. Loja asht shum e gjallë dhe sigurisht me e bukura e të gjitha ndeshjeve të zhvillueme në Beograd me rastin e Kongresit të Parë të Rinis Ballkanike. Në kët lojë të gjithë lojtarët e Sport Klubit kanë nji marrëveshja të plotë në mes të tyne, e ndijnë nevojnë teknike dhe përdorin ma s’mirit tue lanë të çuditun skuadrën që kanë përballë  ashtu edhe publikun, I cili kosntaton një ndryshimm kolosal në mes të rezultatit  2-11, pak përpara dis amuajve dhe kësaj loje. Loja e dytë karakterizohet nga një gjallni edhe ma e madhe, mbasi të dyja skuadrat kanë të njëtin objektiv fitimin. Deri në 25 loja qindron gjithnji 0-0. Mbrojtësit dallohen për nëdrhymjet e tyre të pagabueshme.  Vija e mesme thyen sulmet e lojtarëve të Yllit të Kuq, dhe tregohet shumë elastik tue furnizue  me topa vazhdimisht vijën e parë. Shquhet lojtari ma i miri në fushë, Xhavit Demneri, teknika e të cilit admirohet prej publikut. Vija e parë pa pasë nëj harmoni të plotë. Portjeri Topalli, që lot për të parën herë, në nji ndeshje  të nji kalibri të math, në minutat e fundit pushtohet nga emocjoni tue mos qenë në gjëndje me i pritë shutet  e gjuejtuna prej nji distance të largët, kështu që skuadra e Beogradit, e fashme për etknikën dhe eksperiencën  e saj , ka rast të shënojë Brenda pa minutash katrë gola, tue pësua vetëm nji gol të shënuem nga ana e slave Llambit” -shkruan në komentin e saj “Sporti” i 16 gushtit 1945.

Pastaj ndeshja, përballja tjetër, ajo e fituar, 2-1 nga SK “Tirana”, por që në fakt ishte Përfaqësuesja e Tiranës”. Me titullin e madh, po në “Sporti” shkruhet: Skuadra përf. e “Tiranës” fiton kundër “Crvena Zvezda-s” së Beogradit 2-1(0-1). Pastaj formacionet dhe komenti. Skuadra Përf. e Tiranës: Poseli, Dibra, Shaqiri, Gjinali, Fagu S. Llambi, Parapani, Lisi, Borici, BIcaku, Mirashi. Arbitër: Adem Karapici. Shënuesit e golave: Milic(J) në 27 kohës së parë; Lisi (T) në 3’ dhe Borici (t) në 33’ të kohës së dytë. Koha: Shumë e bukur dhe terren I përshtatshëm. Spektator: rreth 20.000.  Interesimi i publikut natyrisht që ishte ma i gjallë, dhe dëshira me e pamë skuadrën e vetë në formën e ditëve të jashtëzakonshme, ishte mëse e natyrshme. Dhe në fakt, minutat e para të japinn me kuptue se ndeshja paraqitet në cdo aspekt e fortë, e gjallë, plot faza dhe ndërhymje të bukura dhe në garë të dyja ekiopet për fitore. Me nëj fjalë loja paraqitet me nuance të vogla superioriteti të përkohshëm  të njërës  o tjetrës  skuadër, e ekuilibrueme. Atanakovic, Shecerov dhe Xhaic në kombinime të bukura derdhen në portën e Poselit vazhdimisht. Nëse nuk munden me ja arrijtë qëllimit asht se mbrojtja jonë me në krye Fagun e Pozelin dhe në shumë raste Llambin punojnë mirë. Gjorgjevic, si gjithnji i fortë, shtyllë vertebrale e skuadrës ruen Boriçin me mjaft xhelozi. Goli e fitores në të 33’ realizohet prej Boricit me një shut të matun që i dha fitimin. Nga t’anët u  dalluan Boriçi, Fagu, Bicaku Poseli. Arbitrimi objektiv dhe i pa anshëm. Ndeshja u transmetue” – e mbyll komentin Sporti.

 

Basketboll, vitet ‘70: “Partizani” e “17 Nëndorit” në sfidat epokale ndaj “Zvezdës”!

 

Një përballje me “Crvena  Zvezdë-n”, në vitet e dekadat që do të vijojnë, nuk do të kemi në futboll, por në basketboll. Janë ndeshje, që i kam jetuar nga afër, i kam në kujtesë ende sot, pasi për ne kryeqytetasit, ishte eveniment e madh një prag sfidë e tillë. Kujtoj se me një biletë fallso (të tjerat shiteshin me autorizim), apo me atë kërkesën e një adoleshenti “o shok më merr dhe mua”, kemi mundur të futemi në Pallatin e Sportit “Partizani”, sigurisht duke qëndruar në këmbë, ose ulur te shkallët duke ndjekur ato takime të paharruara të viteve 70-të. Dhjetori i 72-shit, “Partizan”-“Zvezda”. Më 1972 e 73 do i takojë “Zvezdës” të vijë dy herë rradhazi. E para në dhjetorin e 72-shit, për Kupën e Kampioneve, “Partizani”- “Crvena Zvezda“, 40-të minuta të paharruara. Tiranë, e enjte, 9 dhjetor 1972, Pallati i Sportit “Partizani”- “Partizani”-“Crvena Zvezda” 83-94(37-40). “Partizani”: Fagu 21, Zaçe 17, Papavangjeli 16, Mushi 14, Pali 13, Dheri 2. U aktivizuan edhe Bekteshi, Pëllumbi, Moja, Boshnjaku. Tr. A. Greva. Spektatorë 3.500 (Dolën me 5 gabime personale: Pali min 24, Dheri’27, Zaçe 37’. “Partiziani” ekzekutoi 14 gjujatje të lira dhe realizoi 9, kurse “Zvezda” nga 20, 14. Pastaj ajo e kthimit, E enjte 14 dhjetor 1972, Pallati i Sportit në Beogradin e Ri,Crvena Zvezda”-“Partizani” 99-74 (38-34).Partizani”: Fagu 20, Pali 18, Zace 14, Papavangjeli 14, Mushi 12, Boshnjaku 4, Pëllumbi 2. Në stol Bekteshi, Dheri, Moja. Tr. A. Greva. 1500 spektatorë. Pas një viti, në dhjetor të 73-shit, klubi beogradas do të vinte sërish në Tiranë, por për Kupën e Kupave dhe kundërshtar në Pallatin e Sportit “Partiziani” do të jetë “17 Nëndori”. Ndërkohë, Shqipëria e fundvitit 1973, nga çfarë pritej e shpresohej një vit më pare, ishte krejt ndryshe: Një atmosferë e rëndë mbizotëron kudo, ka ndëshkime të bujshme në politikë, art, të gjitha pas fjalimit të Enver Hoxhës “Të thellojmë luftën kundër shfaqjeve të huaja e qëndrimve liberale ndaj tyre”. Tiranë, e martë 7 nëndor 1973,  Pallati i Sportit “Partizani”  “17Nëntori”- “Ylli i Kuq” 83-99 (45-55). “17 Nëntori”: Kasmi 28, Koleka 21, Lëvonja 8, Avrami 8, Topalli 6, Vorfa 8, Shkurti 4. Tr. B. Shehu. U larguan me 5 personale: Levonja e Koleka në pjesën e dytë. Kasmi, 28-të pikët që habitën jugosllavët Ndeshja e dytë, “Crvena Zvezda”-“17 Nëndori” 114-70. 40 minutat e kthimit nuk kanë histori. Një humbje, me fituesit e trofeut, pasi “Zvezda” fiton thellë 114-70 duke u kualifikuar.