Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë – Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

404
Sigal

Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy prej metodave më të thjeshta, më të lira dhe më efikase kundër dhimbjeve.

Trajtimet me kompresa të ngrohta apo banjë të ngrohtë funksionojnë mjaft mirë kundër kontraktimit dhe lodhjes së muskujve dhe kyçeve.

Kompresat e ngrohta janë shumue efikase gjithashtu edhe për dhimbjet e barkut, ngrirjen e qafës apo shpatullës gjithashtu.

Nxehtësia përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ky i fundit mundëson shpërndarjen e duhur të ushqyesve në muskuj dhe inde.

Nxehtësia e çlodh trupin dhe e bën atë më të zhdërvjellët.

Në këtë mënyrë, trupi është më i aftë të kryejë ushtrime fizike apo aktivitete të përditshme.

Ftohtësia nga ana tjetër funksionon mirë kundër dhimbjes akute të trupit siç është dhimbja e kokës, duarve, këmbëve, mavijosjet, shembjet e trupit etj.

Ajo ngushton enët e gjakut, ngadalëson qarkullimin e tij dhe ul enjtjen ose fryrjen.

Kompresat e ftohta mpijnë pikat fundore të nervave dhe mpijnë dhimbjen.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbje të ndryshme duhet të provojnë disa nga metodat e rekomanduara me të ftohtë dhe të nxehtë për të zbuluar cila prej tyre funksionon më mirë.

Trajtimet me kompresa janë efikase kundër dhimbjeve. Foto: Flickr.

Trajtimet E Nxehta

AgroWeb.org ju rekomandon të bëni banjë ose dush me ujë të nxehtë për të qetësuar trupin kur atë e ndieni të ngurtë.

Përdorni parafinën ose dyllin e nxehtë për të qetësuar duart, kyçet apo këmbët e pezmatuara.

Përdorni kompresa të gatshme në farmaci ose krijoni një të tillë nga e para duke vendosur një napë të lagësht në një qese plastike për ngrirje.

Më pas, futeni atë në mikrovalë dhe mbështilleni me një peshqir dhe mbajeni mbi zonën e pezmatuar për 15 deri në 20 minuta.

Nëse ju dhembin duart ose kyçet e tyre vendosni doreza plastike nga ato të larjes së enëve dhe mbajini në ujë të nxehtë për 5 deri në 10 minuta.

Trajtimet Me Të Ftohtë

Merrni një qese me akull ose qese perimesh të ngrira, mbështilleni me peshqir dhe vendoseni në zonën e dhimbjes.

mbani ne zonën e dhimbjes për 20 minuta dhe jo më shumë.

Përgatisni kompresa akulli dhe më pas përdoreni për lehtësim të dhimbjes.

Bëni banjë me akull për kyçet dhe indet duke hedhur kubikë akulli në vaskë