Uniforma, topa e çanta, Igli Tare nuk e harron ekipin e Tepelenës

517
Sigal

Igli Tare shfaqet në ndihmë të Tepelenës, ekip që garon në Kategorinë e Dytë. Drejtori Sportiv i Lazios nuk e ka harruar vendin e origjinës dhe ka dhuruar materiale të ndryshme për ekipin modest. Bashkia Tepelenë ka bërë gjithçka publike përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me ekipin e FK Tepelena, për të përcjellë një mesazh falënderues për djalin tepelenas, Igli Tare. Së bashku me Ilirin dhe Landin, njëri trajner dhe tjetri drejtues i ekipit të Tepelenës, ndamë dje gjatë një prej orëve rutinë stërvitore, dhuratat me bazë materiale të vetë-ofruara nga sportisti shumë i dashur i shqiptarëve, sot trajner i ekipit italian të Lazios.

Përveçse një dhuratë e nevojshme (uniforma, çanta, topa), një gjest i tillë është edhe një motiv për të gjithë ekipin, i cili ndjehet i vlerësuar që një futbollist me karrierë mjaft të suksesshme, ndonëse i larguar për një kohë të gjatë, ka në zemër vendin e origjinës! Faleminderit Igli!”, shkruhet në njoftimin Bashkisë Tepelenë.