LSI Korçë / ‘Energjia e të rinjve ju tmerron dhe forca e tyre do ju shpartallojë me votë në 25 Prill’

283
Kryetari i LSI Korçë, Petrika Mele ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me varfërinë ekonomike që ka kapluar qytetin, duke akuzuar kreun e bashkisë se ka ardhur në pushtet pa votën e qytetarëve, e për këtë arsye nuk e ndien peshën e halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve.
Ja postimi i plotë :
Kryetari i Bashkisë Korçë, SOTIRAQ FILO është fatkeqësi për Korçën.
Është në detyrë pa votën e qytetarëve të nderuar të Korçës ndaj nuk ndien edhe peshën e halleve dhe shqetësimeve të përditshme të qytetarëve.
Sot Korça po përballet me mungesën e vëndeve të punës, të rinjtë korçarë janë të revoltuar me këtë sistem ku është shfuqizuar meritokracia, nuk ju krijohen mundësi punësimi, kemi të bëjmë pikërisht me një sistem klientelist në duart e dy personave. Filo është fatkeqësi për Korçën dhe çdo Korçar, e di shumë mirë që ai është marionetë i këtij sistemi klientelist.
Korça po përballet me mungesën e investimeve në zonat shumë afër qytetit, banorë të cilët për shkak të politikave klienteliste jetojnë në kushte mesjetare.
Të rinjtë Korçarë nuk kanë infrastrukturë dhe ngrohje në shkollat fillore dhe ato të mesme, por këto kryetari i bashkisë nuk i shikon këto sepse është i errësuar nga tenderat klienteliste.
Energjia e të rinjve ju tmerron dhe forca e tyre do ju shpartallojë me votë në 25 Prill.
Sigal