UEFA merr një vendim të rëndësishëm për “Fair Play-n Financiar”

300
Sigal

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në futbollin evropian ka qenë i rëndë dhe efektet e krizës mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse UEFA po studion disa ndryshime në “Fair Play-in Financiar”, me qëllim që të kenë mundësi që të shtojnë aksionet dhe duke u dhënë atyre më shumë hapësirë ​​për manovrim.

Ndër ndryshimet kryesore, sipas RMC Sports, do të jenë zgjatja e periudhës kohore të marrë në konsideratë për të analizuar llogaritë e ekipeve: jo më 12, por 24 muaj. Humbje do të shkojnë 30 milionë euro që ishte e lejuar deri më tani, në 60 milionë euro.

Ideja është gjithashtu që të ndërpriten seancat dëgjimore për vjeshtën e vitit 2020 dhe të shtyhen ato drejtpërdrejt në vjeshtën e vitit 2021, duke marrë parasysh buxhetet e sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021. Nuk është një revolucion i vërtet, por një lehtësim i kufizimeve për t’u përballur me një situatë të papritur emergjente.