Trajneri Reja komenton Milanin, zbulon “traktorin” e skuadrës kuqezi: Ngjan me Gattuson

308
Sigal

Edy Reja, ka folur për fitoren e Atalantës ndaj Napolit me rezultatin 2-0. Ai dha komentin e tij për Radio Kiss Kiss Napoli. “Napoli ishte më mirë në pjesën e parë ndaj Atalantës, ndërsa në të dytën dështuan që të dilnin te loja e tyre. Atalanta tani është e sigurt, është një skuadër që fut çdo ekip në vështirësi. “Gattuso arriti te Napoli në një moment të vështirë. Situata ishte e vështirë. Gattuso ndikoi te kokat e lojtarëve, ai u dha motivim atyre. Tekniku rriti çdo lojtar, sepse i bëri të gjithë të luajnë. Në mendimin tim, Napoli mund të kapë ende Championsin”. Tekniku i Shqipërisë foli dhe për mesfushorin e Milanit, Kessie. “Më ngjan me Gattuson. Është si një traktor në mesin e fushës. Të jep përshtypjen se nuk ka më besim te Pioli. Ai është një lojtar që vlen”, – tha tekniku i kuqezinjve.