Trajneri Ilir Daja: Përballja ndaj Partizanit na detyron për fitore

481
“Nesër (sot), do të jetë një përballje e vështirë, ku do të jenë prezentë të 3 rezultate, sepse përballë do të kemi një ekip pretendent për titull. Ne si në çdo ndeshje tjetër, jemi të detyruar të shkojmë te fitorja, sepse fitorja nuk ka vetëm vlerën e 3 pikëve. Përveç bonusit në anën psikologjike, fitorja karshi një rivali direkt si Partizani, do të thotë edhe 3 pikë të munguar për kundërshtarin. Nuk duhet të mendojmë startin jo të mirë te Partizanit, dhe për të shkuar te fitorja, jo vetëm duhet të djersijmë shumë për 90 minuta, por për asnjë moment nuk duhet të heqim përqendrimin, sepse kundërshtari ka lojtarë me eksperience. Besoj se nuk ka lidhje periudha 2- vjeçare që Skënderbeu nuk ka fituar ndaj Partizanit, shpresoj ta bëjmë nesër (sot)”.
Sigal