Trajneri i Southampton merr vendimin për Armando Brojën

208
Sigal

Armando Broja po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij duke përjetuar një rritje të menjëhershme në aspektin e formës.

Broja i dha 6 pikë Kombëtares shqiptare duke shënuar dy herë në dy fitoret ndaj Hungarisë, ndërsa që pas kthimit të tij te Sauthemptoni, sulmuesi shqiptar ka qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës.

Ditën e diel, Sauthemptoni do të ndeshet me Watfordin, dhe trajneri Ralf Hazenhutl ka dhënë lajmin e keq që Broja nuk do të grumbullohet, pasi ende është i dëmtuar në kyçin e këmbës.

“Broja nuk është në dispozicion, sepse ai kishte një dëmtim në kyçin e këmbës pas ndeshjes me Burnleyn. Ai do të humbasë ndeshjen ndaj Watfordit”, u shpreh trajneri i Sauthemptonit.

Broja ka shënuar dy herë në dy sfida radhazi në Premier Ligë, ndaj Lidsit dhe Burnlet.

Në sfidën ndaj Çelsit për fazën e 1/8-ve në Kupën e Anglisë, Broja nuk ishte i grumbulluar pasi ishte i dëmtuar, por dhe se ligji i Premier Ligës nuk e lejon 20-vjeçarin të luajë ndaj skuadrës që zotëron kartonin e tij.