Trajneri i Kukësit, Ilir Spahiu: Kukësi ka një “mal” pune, me durim do t’ia dalim

KATEGORIA E PARË/ Trajneri i Kukësit, Ilir Spahiu, optimist për skuadrën dhe vazhdimësinë e saj

 

Agron KAJA

Sigal

Trajneri i mirënjohur në futbollin shqiptar, Ilir Spahiu, është rikthyer në bankinë pas më shumë se 15 viteve, këtë herë jo në Superiore. Kukësi është skuadra të cilën ai ka tre javë që e drejton, dhe për gazetën “Telegraf” ai u “rrëfye” për këtë përvojë të re në trajningun e tij. “Kukësi ka një “mal” pune, sepse vjen pas rënies nga Superiorja, por me punë dhe durim do t’ia dalim. Skuadra tashmë ka një organizim model, dhe kjo ishte një nga arsyet që unë pranova të ulem në këtë bankinë. Në Kukës, tashmë ka një kulturë sportive për futbollin dhe kjo është e mjaftueshme, sepse nuk e gjetëm një tokë të djerrë dhe një kulturë mangët të tifozerisë”, kështu e nisi dje bisedën tekniku i Kukësit, i cili duke ju referuar edhe ndeshjeve në këtë kampionat që ka luajtur javën e parë, tregohet optimist. “Fituam ndeshjen e parë me Erzenin dhe fitorja të jep kënaqësi që në nisje, Ky është vetëm fillimi, sepse duke qënë realist do thoja se realisht ka edhe problematika përpara. Kemi një grup në riformim e sipër dhe puna është e madhe, pasi koha është e limituar. Kemi disa përforcime që e kanë plotësuar grupin dhe do aktivizohen që ditën e shtunë. Sepse me këtë itensitet punë, nuk e krijon dot frymën e grupit, ndaj edhe po punojmë me këtë ritëm”. Trajneri Spahiu tregoi se mosha mesatare e skuadrës që ai ka marrë përsipër të drejtojë është 21.5 vjeç, e duke patur përballë skuadra me përbërje më të kompletuar, sipas tij, të rinjtë duan kohë që të përshtaten me grupin. “Mosha 21.5 vjeç e skuadrës sonë, të rinjtë që kemi në skuadër duan pak kohë që të përshtaten me grupin. Sepse përballë kemi skuadra që kanë përvojë në futbollin shqiptar, madje edhe kanë fituar kampionatin në Superiore. Në këtë seleksionim  të shpejtë nuk duam që të nxitohemi, e në bashkëpunim me Drejtorin Teknik Renato Arapi dhe Menaxherin Flori Biba, si dy shtyllat e mia, po punojmë që skuadra jo vetëm të plotësohet, por edhe të përgatitet si dinjitoze, sepse synimi është rikthimi në Superiore. Ndoshta këtu nuk harroj edhe ndihmën e Aldo Gjicit, i cili ka qënë një mbështetje seroize në punën që kemi nisur. Të shtunën luajmë një sfidë të vështirë me Vorën, por aty do bëjmë më të mirën. Këtij grupi që po përgatis do ti nxjerr më të mirën në këtë kampionat, sepse me ta po punojmë si në kondicionin fizik, ashtu edhe në atë tekniko-taktik. Hap pas hapi pretendojmë ndryshim shumë cilësor”, kështu e mbylli bisedën dje tekniku i ri i Kukësit, Ilir Spahiu. Java e dytë e Kategorisë së Parë nisi dje me ndeshjen Lushnja-Pogradeci, 1-0.

TË FUNDIT NGA KOMBËTARJA

Silvinjo publikon listën, edhe Broja mes 24 lojtarëve

 

UEFA Nations Ligë

NDESHJET

Shqipëria-Grupi B1

Datë 7 shtator 2024

Ukrainë-Shqipëri         20:45

Datë 10 shtator 2024

Shqipëri- Gjeorgji       20:45

Datë 11 tetor 2024

Çeki-Shqipëri  20:45

Datë 14 tetor 2024

Gjeorgji-Shqipëri         18:00

Datë 16 nëntor 2024

Shqipëri-Çeki  20:45

Datë 19 nëntor 2024

Shqipëri-Ukrainë         20:45

 

LISTA E FUTBOLLISTËVE QË DO GRUMBULLOHEN

Portierë: Thoma Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni.

Mbrojtësa: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Andi Hadroj, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Marrash Kumbulla, Adrian Ismajli, Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristian Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Sebastjan Spahiu.

Sulmuesa: Agim Zekaj, Rei Manaj, Armando Broja, Taulant Seferi.

Pritja mori fund dje, trajneri Silvinjo e publikoi listën me 24 lojtarët që do ti ketë në dispozicion për dy ndeshjet e Nations Ligë, Grupi B1, me Ukrainën më 7 shtator dhe me Gjeorgjinë më 10 shtator. Referuar emrave, në portë mungon Etrit Berisha, ndërsa për mbrojtjen rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Ky repart nuk ka shumë ndryshime, me kapitenin Gjimshiti në krye, ndërkohë që në mesfushë dhe në sulm janë dy emra të rinj. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A, mesfushorin Sebastjan Spahiun që luan në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, si dhe sulmuesin Agim Zekaj që aktualisht është pjesë e Partizanit në Abissnet Superiore. Kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje në muajin shtator të vlefshme për UEFA Nations League, dhe për këto, përgatitjet do të nisin të hënën më 2 shtator e do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Lushnja i merr kreun Pogradecit

Ka mjaftuar vetëm goli i shënuar nga Xhabrahimi në minutën e 19-të të sfidës Lushnja-Pogradeci 1-0, që skuadra lushnjare të merrte tre pikët, njëherësh edhe kryesimin. Me një pjesë të parë të dominuar nga vëndasit, por me ekuilibër të plotë në pjesën e dytë dhe me raste dyfishimi, apo edhe për barazim, kështu u mbyll kjo ndeshje e parë e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Ndërkohë që sot luhen pesë ndeshjet e tjera të kësaj jave, të cilat startojnë të gjitha në orën 17:00.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 2

Dje, datë 30 gusht 2024

Lushnja-Pogradeci                  1-0

Sot, datë 31 gusht 2024

Apolonia-Kastrioti                  17:00

Besa-Korabi                            17:00

Burreli-Valbona                      17:00

Erzeni-Flamurtari                   17:00

Vora-Kukësi                           17:00

RENDITJA

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Lushnja        2        4

2.Besa             1        3

3.Pogradeci     2        3

4.Burreli          1        3

5.Kukësi          1        3

6.Vora             1        3

7.Korabi          1        1

8.Flamurtari    1        0

9.Apolonia      1        0

10.Erzeni         1        0

11.Kastrioti     1        0

12.Valbona      1        0

 

Tomori gjen trajnerin për skuadrën e Kategorisë së Dytë!

Skuadra e Tomorit vetëm dje ka gjetur trajnerin e ri. Pas shumë problematikave të sezonit të kaluar, kryesisht me trajnerët dhe pas rënies nga Kategoria e Parë, skuadra beratase thuajse u shpërbë. Askush nuk jepte një përgjigje se cilët do ishin “sfidantët” e sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, e katërta herë për Tomorin në harkun e dhjetë sezoneve të fundit. Trajneri i ri është Iken Droboniku nuk i pa panjohur për bankinën e Tomorit, pasi edhe sezonin e kaluar morri drejtimin në fundin e kampionatit. Tashmë po bëhen punohet për ta kompletuar skuadrën, kryesisht me lojtarë vëndas dhe nga U19.