Nuredini ishte i vetdijshëm për degën që zgjodhi dhe misjonin që kishte mjeksia dhe ai si mjek i së ardhmes .
-Ai nuk ishte njohur me betimin e “Hipokratit”(mjek i lashtësisë greke , që konsiderohet si “babai” i mjeksisë , që ka në themel, edhe betimin që ka të bëjë me mjekët e sapodipllomuar, me anë të së cilës betohen se, do t’u shërbejnë për gjithë jetën , pacientëve, njerëzve, që vuajnë nga patologji të ndryshmë.) Por këtë formulë Nuredini e mësoi për herë të parë në fakultet që e vlersonte jo vetëm profesion ,por mision human,,që kërkonte dije,,angazhim ,,sakrificë,për të qënë pranë njerëzve, atje ku jetonin e banonin, në fshatra e zona të thella, për të shpëtuar jetë njerëzish.
Ishte koha kur mjekët , por dhe gjithë ata që përfundonin fakultetet do të shkonin pa hezitim atje ku kishte nevojë shoqëria jonë, dhe jo si sot studentët e mjeksisë pa dalë në jetë e shkelmuan betimin e “Hipokratit” duke kundërshtuar detyrimet që kanë ndaj popullit, duke bërë presion e demostrata, por rendin pas rehatisë , luksit, lekut e për të shërbyer në vëndet perëndimorë për të siguruar të ardhura më të larta.

Pra doktori i ri Nuredin Kallashi si bir i denjë i një familje të thjeshtë e patriote nuk u pri për të kërkuar një “strehëz”të priviligjuar por zgjodhi të shkojë atje ku e emruan , në Potomin e largët të Skraparit.
Kur mori njoftimin se do shkonte në Skrapar ai nuk u dekurajua, por e priti me kënaqësi. Ndoshta shkonte për herë të parë në atë krahinë, por kishte dëgjuar për historinë e lavdishme të saj, si mikpritësa, patriot, të besës, luftëtar që kishin luftuar me armë në dorë , për liri, pavarsi e çlirim kombëtar. Ajo krahinë në periudhën e paraçlirimit kishte vuajtur shumë nga llojshmëria e sëmundjeve, që kishte bërë kërdinë me vdekshmërinë në popull , pasi në atë kohë në Skrapar nuk funksiononin ambulanca apo klinika. Funksiononte vetëm një mjek dhe një personel i vogël. E ç’mund të bënin këta, kur mungonin aparaturat, farmacitë, shtëpitë e lindjeve etj. Ndërsa pas çlirimit ishtë bërë një ndryshim i pakrahasueshëm duke përgatitur personel shëndetësor , hapur klinika , e spitale , jo vetëm Çorrovodë ,por edhe në lokalitetet (te njësitë vendore).
Me këtë mendim ai shkoi të punonte si mjek në Skrapar. Ishte tek 23 vitet kur u paraqit në drejtorinë e spitalit të Çorrovodës për të kryer stazhin njëvjeçar.
U lind më 9 shtator 1947 në Kraps , 5 km larg qytetit të Fierit nga një familje e nderuar dhe patriote , me kontribute të shquara gjatë LANCL. Në periudhën 1942-1944, Krapsi u bë qëndra e lëvizjes antifashiste NAÇl, dhe strehimit të gjthë të rinjve e të rejave që po rreshtoheshin në njësitë dhe çetën partizan . Në këtë front u bashkua dhe i ati i Nuredinit, Muço Kallashi, i cili u vu në krye të këshillit antifashist të Krapsit dhe mobilizimit të forcave antifashiste në çetën e parë që u krijua më 15 mars 1943 po në Kraps. Shtëpinë e tij e ktheu në bazë të rëndësishme për të deleguarët e Qarkut të Beratit, Kahreman Ylli, Mestan Ujaniku, Gjin Marku, Margarita Tutulani (Heroinë e Popullit), Myzafer Trebeshina, Kastriot Muço (Hero i Popullit) Sokrat Bufi, Bilbil Klosi, Aranit Çela, Rrauf Nallbani, Mimi Dëma, Andon Xoxa, Dhimitër Kotini,etj. Si veprimtar i shquar i Lanç më 15 qershor të vitit 1944 forcat ballisto –naziste në pamundësi të kapjes dhe vrasjes së Muços, i dogjën shtëpinë, zajrenë që kishte brënda dhe grurin që ishte në prag korrjes, dhe bazën materjale të furnizimit të çetës partizane.

Nuredini shkollën fillore e përfundoi në Kraps. 7 vjeçaren në Fier dhe të mesmen në Patos, ku doli me mesatare të lartë të notave. Ishte kjo arsyeja që përfitoi burs nga shteti për në Fakultetin e Mjeksisë (mjeksi e Përgjithshme)
Për 5 vjetët si student i mjeksisë Nuredini u shqua si student inteligjent, studjues , i vëmëndshëm në leksione dhe seminare dhe u shqua si ndër më të mirët.
Stazhier, një vit pranë spitalit të Çorrovodës. Janar 1972
Çorrovoda ishte qëndra kryesore e Skraparit , me një popullsi prej 6000 banorë , ku ato vite kishte marrë zhvillim dhe rritje në ngritjen e disa ndërmarrjeve ekonomika dhe në atë të mjeksisë.
Pjesa më e mirë e kuadrove vinin nga rrethet ,Tirana, Berati, Korça, Vlora, Fieri, etj.
Atje gjeti si shef të shëndetësisë mjekun Novrus Gërxhani, drejtorin e spitalit Asqeri Guri dhe mjekët specialist Profit Cani, kirurg, Jaso Llazari, radiolog, Qirjako Budo, patolog, të ardhur nga Tirana ku kishin qënë petagog në Fakultetin e Mjeksisë.

Atje do të kryente stazhin pranë këtyre profesorëve , 3 muaj në kirurgji, 3 muaj në patologji dhe 3 muaj në pediatri . Kjo periudhë i shërbeu të persos e përfitoj në teori dhe në praktikë aftësiët e tij si mjek i ri, i cili çfaqte shumë interes të “zbulonte” sa më shumë të fshehtat e zanatit.
Qëlloi një rast kur një paciente në moshë relativisht të re pësoi rënie të dukshme të rruazave të kuqe të gjakut, ku i shkuan deri në 1.2 miljon që i rrezikohej jeta. Analizat e pacientes e nxorën me grup gjaku katër pozitv . Rezerva për këtë grup mungonte. Por ishte gatishmëria e Nuredinit i cili tha se këtë grup e kam unë .Dhe pa hezitim i dhuroi paciente 400 gr gjak duke e shpëtuar nga rreziku.Ky rast i këtij mjeku të ri bëri bujë në gjithë Çorrovodën dhe në mejet e asaj kohe(“Z.Popullit” dhe “Bashkimi”) i cili kudo takohej dhe respektohej për humanizmin e pakursyer që dha duke shpëtuar një jetë njeriu.
Pati dhe raste të tjera në përcaktimin dhe zbulimin e kinokokut në një paciente dhe në disa pacientë të tjerë.Gradualisht mjeku i ri po fitonte respekt për aftësi profesionale dhe marrdhënie të ngrohta me njerëzit. -Në përfundim të stazhit në fund të vitit 1972 emërohet drejtues i spitalit të Potomit.
Potomi ishte një zonë e thellë malore rreth 30 km larg Skraparit. Mungonin rrugët e makinave dhe lidhjet mes fshatrave bëhej me shumë vështirësi. Potomi si lokalitet kishte rreth 16 fshatra në tre kooperativa, ajo e Potomit, Kapinovës, dhe Staraveckës , me një popullsi prej 12000 banorë. Spitali i Potomit fillimisht ishte ngritur më 22 gusht 1948 me 20 shtretër dhe një personel prej 6 vetësh me mjekun Syrja Rusi, dhe në vitin 1950 u hap farmacia e parë.

Në vitin 1971 u përurua spitali i ri me 22 shtretër ,14 për pacientë dhe 4 për maternitetin, me një personel prej 12 veta si një mjek, nd/mjek infermjere, mami. Në disa fshatra kishte edhe ambulanca për të përballuar urgjencat. Qysh në fillim Nuredinit iu desh të lidhej e bashkpunonte ngushtë me drejtuesit e partisë të ekonomisë dhe pushtetit vendor, kryetari i koop Mane Maksuti, kryetar i këshillit Novruz Braho, sekretari i byrosë, Shkëlqim Musabelliu, të cilët u shprehën të gatshëm për ta mbështetur me gjithça i nevojitej spitalit si bazë materjale, kafshët e samarit për transportin e të sëmurëve deri në Zogas ku i priste ambulanxa e spitalit. Mbështetje pa kufi dha dhe populli i krahinës që gjendej në çdo moment dhe urgjencë që kishte spitali sidomos për të përballuar lindjet , hemoragji cerebrale, ngatërrim zorrësh, etj. Me mbështetjen e tyre arriti të restarojë komplet spitalin , ta kompletojë deri me rrugica e tapete dhe me mjete të nevojshme. Një kujdes të veçantë tregonin drejtuesit e partisë së rrethit dhe ata të seksionit të shëndetësisë. Dr Nuredini kujdes tregoi për organizimin e kurseve të kualifikimit profesional me personelin ku arrit që për një periudhë të shkurtër të kryejnë manipulimin me serume në spital dhe në shtëpi,si dhe pisjen dhe vënien në punë të Mikrokirurgjisë në spital dhe në disa zona të thella.Sipas një kalendari ai arrinte të shkonte e kryente vizita në të gjitha fshatrat duke krijuar edhe rregjistra për secilin pacient, një studim ky që zotronte më mirë situatën profilaktike në zonë.
Veç detyrës si mjek Nuredini arriti me forcat e personeli të krijojë një plantacion të madh e me mollë , hardhi dhe perime, etj, duke mbuluar nevojat e furnizimit të spitalit të tij, por dhe spitalin e Çorrovodës . Gjatë një inspektimi në spitalin e Potomit të ish sekretarit të parë të rrethit të Skraparit, Teki Malindi me shefin e shëndetësisë Novruz Gërxhani, ai u mbrekullua me ndryshimet rrënjësore me mjediset e krijuara me shumë kulturë , brënda dhe jashtë , si asnje spital tjetër në Lokalitete , i cili duke përgëzuar Dr Nuredinin u shpreh:-N q. se mjekët do punojnë të gjithë si ky, të bëhet stimul për të tjerët , si në organizimin e vogël të punës, lidhjet pacient -mjek dhe vënien e metodave të reja në punë”. Skrapari si zonë e thellë malore Dr Nuredini nëpërmjet kurseve mundi të arrij nivelin e shërbimeve mjeksore paralel me shërbimet që kryheshin në ambulancat dhe spitalet e rretheve.Në atë periudhë për 5 vjet spitali i Potomit u vlerësua dhe fitonte garat në shkallë rreth i(një indeks i matjes së punës së mjekut ) Spitali i Potomit u shqua ndër spitalet më të mira, dhe kjo i dedikohet falë punës dhe përkushtimit si mjek të Nuredin Kallashit. Pra ishte udhëzimi i drejtuesve të partisë së rrethit ku urdhëruan shefin e seksionit që ky mjek të rikthehet në vëndlindje sipas kërkesës së bërë. Banorët, kur mësuan për largimin e dr Nuredinit, luteshin që të mos largohej, se na është bërë si djalë i shtëpisë dhe na është gjendur në çdo kohë të vështirë shëndetësore .
Transferohet në Fier dhe emërohet në qëndrën shëndetësore Verri.
Koop e Bashkuar Verri përbëhej nga 6 fshatra,Verri, tre Kallmet,Vajkan ,Petovë dhe Mbrostar –Ura me dhe rreth 12000 banorë
Me përvojën e Skraparit ai u angazhua në, vendosjen mbi baza të punës shkencore me personelin mjeksor , ku shumica e tyre ishin infermjerë dhe mami me shkollë 2 vjeçare mjeksore dhe nuk i njihnin metodat e reja shkencore”manipulimin” me të sëmurët për vënien në punë të mikkirugjisë , serumeve dhe injeksionve për moshat e thyra në shtëpi, për njohjen e praktikave mjeksore me fëmijtë e posalindur , nënave shtatzanë dhe “manipulimin” për doza te injeksioneve për fëmijtë e vegjël.
Për aftësimin e mëtejshëm të tyre organizoi, kurse kualifikimi një herë në muaj me personelin e gjithë zonës, duke futur metoa të reja si:kryerja e serumit në shtëpi, ngritjen e dy materniteteve të vegjël në Verri e Kallm dhe pritjet e lindjeve, mjekimet e fëmijve të posalindur dhe 01 vjeç dhe 1-13 vjeç. Përmes një pune të kujdesshme arriti që të kishte nën kontroll të gjithë pacientët , t’u hape kartela e rregjistra për secilin , të ushtronte vizita sipas një kalendari në çdo fshat për të qënë sa më pranë tyre. Rezultat i asaj pune bëri që vdekshmëria foshnjore të ishte në shifrat më të ulta në të gjithë rrethin.
Gjate 6 vjetëve që Nuredini punoi në qëndrën shëndetësore Verri, bëri që të ulën në minimum numuri i vdekjeve tek foshnjet dhe të rriturit. Për këto arritje vlersohet dhe transferohet në drejtorinë e higjenës dhe epidiomologjisë si inspektor sanitar.
Pas një viti në këtë drejtori dërgohet për specializim një vit në Fakultetin e Mjeksisë në degën e higjenës, ku e përfundoi me rezultate të larta.

Pas tre muajsh emërohet Drejtor i Higjenës dhe i Epidemologjisë së rrethit Fier.
Me përvojën e fituar, aftësitë intelektuale dhe profesionale, me vullnet dhe përkushtim vuri mbi baza shkencore gjithë sistemin higjeno-sanitar në rreth.
Në këtë sektor nuk i mungonte përvoja pasi kishte punuar dy vite më parë dhe e njihte mirë gjithë situatën . Deri në atë kohë puna kryhej nga dy mjek specialist me specializim 3 mujor.
Drejtoria përmblidhte 4 sektor; ai i Higjenës , Epidemologjisë me dy mjek të përgatitur nga fakulteti mjeksisë, sektori i stomatologjisë për fëmijë dhe pensionist, dhe ai i propogandës shëndetësore me një mjek dhe një nd/mjek. Për të niveluar disa mangësi organizoi kurse kualifikimi me personelin .Organizoi grupe pune për të vënë në kontroll sektorët më të ndjeshëm jetik siç ishte ai i, ujit të pishëm, higjenën ushqimore në lokale dhe ndërmarrjet prodhuese ushqimore dhe industriale, vatrave infektive etj ku kryenin analizat për të përcaktuar shkallën e ndotjeve, duke marrë masa për evitimin e vatrave të sëmundjeve infektive dhe zonave të rrezikshme, siç ishin mbetjet e arsenikut dhe squfurit nga Azotiku , mbetjet nga Rafineria e Naftës , Albpetroli, etj që ndikonin në ndotjen e mjedisit dhe sëmundjeve të ndryshme infektive. Problem serioz u konstatuan në Ujsjellsin e qytetit ku u gjetën mjaft të meta dhe dobësi që përbënte rrezik për shëndetin e popullatës. Në këtë fushë gjeti mbështetje edhe nga pushteti lokal dhe disa prej deputetëve të Kuvëndit të Shqipërisë. Nëpërmjet një pune bashkrenduese dhe kontrolleve dhe rikontrolleve të vazhdueshme u arrit që sistemi higjeno-sanitar të vihet nën kontroll.
Rezultat i përgatitjes tekniko-shkencore dhe profesionale dhe kujdes të veçantë ishte kontrolli i analizave laboratorike, u arrit që gjithçka të vihej nën kontroll. Dhe për çdo arritje dr Nuredini përcaktoi katalogje që çdo specialist të ishte zot në kryerjen e detyrave në sektorin që mbulonte. Këto arritje dhe suksese të Drejtorisë së higjenës në Fier, Ministria e Shëndetësisë përgjithësoi në shkallë vëndi përvojën e kësaj drejtorije që drejtohej nga mjeku i palodhur Nuredin Kallashi ,dhe urdhëroi që në këtë eksperiencë të ishin të pranishën ekipe shëndetësore nga rrethet e vëndit si; Tirana, Durrsi, Korça, Saranda, Vlora .
Ky mjek që nga fillimi i karrierës së tij deri sa doli në pension detyrat i përmbushi me sukses dhe si obligim profesional dhe etik, duke ruajtur të pastër betimin e “Hipokratit”për të qenë pranë pacientëve, pranë njerëzve. Dhe këtë ai e përmbushi me sukses.






















