De Ligt: Kritikat e padrejta, nuk kam bërë shumë gabime!

498
Sigal

“Nuk i kuptoj kritikat. Mendoj se kam luajtur mirë, me soliditet dhe pa shumë gabime”. Kështu është shprehur Matthijs de Ligt pas fitores së bardhezinjve ndaj Lokomotivës së Moskës. Qendërmbrojtësi i skuadrës torineze, ka disa përgjegjësi në rastin e golit, pasi nuk ishte në zonën e markimit në rastin e golit të skuadrës ruse.

De Ligt nuk është nga ata që dorëzohen lehtësisht. “Duhet të bëja punën time që të mbroja. Lokomotiva nuk gjuajti thuajse asnjëherë në portë. Nuk më interesojnë kritikat, edhe sepse nuk lexoj shumë”, deklaroi mbrojtësi i Juventusit për mediat holandeze.