INTERVISTA/ Trajneri i Dinamos me vlerësim pozitiv për skuadrën, “derbin” dhe sfidën me Egnatian
Agron KAJA
Për Dinamon, faza e dytë nisi me një sfidë të vështirë në Rrogozhinë ndaj Egnatias, 1-1 ishte rezultati i drejtë?
Tashmë që ndeshja është mbyllur, them se mbetet një rezultat i drejtë, por e pranoj se transferta me Egnatian ishte e vështirë. E nisëm mirë, por pësuam golin e parë. Egnatia kishte manovër të konsoliduar, por ne nuk u zumë në befasi.
Ditë më parë, kur biseduam për “Derbi”-n, u shprehët se jeni gati për të gjitha sfidat e tjera, cila është ndjeshmëria juaj si trajner?
Ndeshjet “derbi” janë ndeshje me përjetime më të veçanta, por kryesorja është se ne si staf ditëm të menaxhojmë presionin që krijonte kjo ndeshje, pavarësisht se këtë herë u luajt në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Në Rrogozhinë, luajtëm një sfidë kampionësh.
Çfarë nuk shkoi mirë që u shënua barazimi 1-1 në ndeshjen “Derbi” dhe 1-1 ndaj Egnatias?
Them se “Derbi” u nda në dy pjesë. Në të parën ne bëmë më mirë, dhe në të dytën ishte Tirana më mirë. Nuk ishim të kujdesshëm të mbroheshim më mirë, sepse u bë një ndeshje e hapur. Me Egnatian, rezultati i barabartë mund të them se mbetet i drejtë.
Ju si Dinamo nuk keni një stadium, mendoni se kur udhëtoni me skuadrat e tjera pas stadium rritet presioni në zhvillimin e ndeshjes?
Kur udhëtojmë në cilindo stadium, ne nuk kemi presion. Në Vlorë unë e falenderova Presidentin Sinan Idrizi dhe Klubin e Flamurtarit që na hapën dyert. Është një periudhë kur mbillet bari në fusha, dhe kjo bëri që të mos kishim shumë tifozeri.
Jo vetëm nisur nga renditja, cilat janë dukuritë që kanë spikatur më shumë në këtë fazë të parë te Dinamo?
Në shtatë javë që unë e drejtoj Dinamon, pozitiv është fakti se nuk kemi pësuar asnjë humbje, kemi 3 fitore dhe 4 barazime e renditemi në vëndin e kreut. Kjo është pozitive për skuadrën, sepse në Superiore, rezultati mbetet gjithmonë primar.
Ju e mbyllët fazën e parë në zonën “Final 4”, është ky rrugëtimi i duhur për Dinamon?
Futbollistët nuk janë dorëzuar asnjëherë në ndeshje, edhe pse kemi patur luhatje në lojë, ku kemi marrë fitore apo barazime. Në sensin jo pozitiv, nuk kemi patur vazhdimësi brënda 90 minutave. Është një kohë e shkurtër që unë e drejtoj Dinamon, që lojtarët të na kuptojnë filozofinë, dhe ne t’i njohim në detaje lojtarët.
Ku e mendoni Dinamon në këtë sezon, në “Final 4” e kampione, apo t’ia lemë kohës?
Nuk jam nga ata që shoh objektivin afatgjatë. Seancat e punës janë të ngarkuara me stërvitshmëri dhe analiza, për të përcjellë mezashin sa më shpejt lojtarëve. Besoj se kështu do kemi një ecuri pozitive, në të kundërt, nuk do përshtatet objektivi me atë që duhet të bëjmë.
Diçka më të veçantë, si e bëni ju krahasimin në nivel dhe infrastrukturë mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar?
Unë them se futbolli shqiptar me atë në Kosovë, është shumë pranë sa i përket cilësisë. Në infrastrukturë, Shqipëria është diçka më përpara me stadiumet e Superiores. Kosova ka disa projekte me infrastrukturën, ndërsa për disiplinën e përkushtimin janë më lart.
Deklarata të trajnerëve
Bylis-Teuta 4-0
Nevil Dede: Lojtarët tani po e kuptojnë cilësinë që kanë.
Edi Martini: Ndeshja ime më e dobët që kur drejtoj Teutën.
Egnatia-Dinamo City 1-1
Edlir Tetova: Kam rezerva për gjykimin, Aleksi nuk ishte për karton.
Ilir Daja: Ishim të detyruar për zëvendësimet, barazimi na qetëson.
SOT KRYENDESHJA
BILANCI VLLAZNIA – PARTIZANI
Ndeshje 175, F 51, B 49, H 75, G 315:164
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 10
E premte, 25 tetor 2024
Bylis-Teuta 4-0
Egnatia-Dinamo C 1-1
E shtunë, 26 tetor 2024
Elbasani-Skënderb 17:00
Tirana-Laçi 17:00
(Luhet në Korçë)
Vllaznia-Partizani 19:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Partizani 9 16
2.Egnatia 10 16
3.Dinamo C 10 16
4.AF Elbasa 9 14
5.Vllaznia 9 14
6.Teuta 10 14
7.Tirana 9 10
8.Skënderbe 9 10
9.Bylis 10 8
10.Laçi 9 6
NDESHJET të Premten
Bylis-Teuta 4-0 dhe Egnatia-Dinamo City 1-1
Bylis i largohet fundit, në Rrogozhinë sfida e penalltive.
Me dy ndeshjet që u luajtën dje në Ballsh dhe në Rrogozhinë, nisi rrugën faza e dytë e Abissnet Superiores. Ndryshe nga ndeshjet e javës së parë, ku Teuta fitonte 2-1 ndaj Bylisit dhe Egnatia 1-2 në transfertë ndaj Dinamos, kjo fazë e dytë nisi me pozitivitet të kundërt. Dhe duke e nisur nga Ballshi, skuadra e Bylisit shënoi rezultatin e thellë 4-0 ndaj Teutës, një fitore që e zhvendosi nga vëndi i fundit në tabelën e renditjes. Administrim më i mirë i Bylisit, duke i zbatuar mirë detyrat e dhënë nga trajneri Dede, i cili në mbyllje e quajti fitore në momentin e duhur, por shumë larg asaj që kërkojnë. Trajneri Martini i Teutës, e quajti ndeshje të dobët të skuadrës së tij. Ndryshe ndodhi në Rrogozhinë, jo vetëm se skuadrat barazuan 1-1, por e veçanta që tregoi baraspeshën ishte fakti se të dy golat u shënuan me penallti, në minutën e 20-të nga Lushkja për Egnatian, dhe barazoi Bregu në minutën e 39-të. Nëse e quajmë sfidën e penalltive, barazimi mbeti i tillë, me një ndeshje ku rezultati ishte më kryesori për të dyja skuadrat, të cilat u barazuan me pikë me Partizanin kryesues.