Tonali pezullohet me 10 muaj, marrëveshja me prokurorët italianë ia reduktoi dënimin

53
Sigal

Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali është pezulluar me 10 muaj jashtë fushës së blertë. Pezullimi vjen pasi Tonali pranoi që gjatë kohës që luante në Serie A ka luajtur baste përmes një aplikacioni.

Italiani pranoi akuzën pas shpërthimit të skandalit në Itali që përfshinte atë dhe disa lojtarët të tjerë si Fagioli i Juventusit dhe ish-lojtari i Romës, Zaniolo.

Tonali ka zgjedhur të bashkëpunojë me prokurorët italianë, prej së cilës do të marrë edhe një ulje të pezullimit. Ish-lojtari i Milianit mund të përjashtohej deri në 3 vite, por marrëveshja me drejtësinë do t’ia reduktojë dënimin atij.

Tonalit do t’i duhet të humbasë pjesën tjetër të mbetur të sezonit në Premier League me Newcastle. Gjithashtu ai do të humbasë edhe Kampionatin Europian me kombëtaren italiane që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.