Tiranë, konfliktohen tifozët e Kukësit dhe Laçit në autostradë, dyshohet për të plagosur

545
Sigal

Përleshje tifozësh në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në konflikt janë përfshirë tifozeria e Kukësit me atë të Laçit, ndërsa mësohet se ata kanë goditur me sende të forta mjetet e njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mund të ketë të lënduar nga përleshja.

Sapo është njoftuar për ngjarjen, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë mundur të parandalojnë përshkallëzimin e dhunës. Kjo situatë ka shkaktuar bllokim të qarkullimit të mjeteve autostradë. Sot ne oren 20:00 luhen ndeshja Kukesi-Laçi.