Tirana-Vllaznia/ Bardheblutë në telashe, pësojnë gol dhe ndëshkohen me të kuq/ VIDEO

126
Sigal

Në “Selman Stërmasi” po luhet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kampionët në fuqi kanë bërë një start katastrofik të lojës, teksa në 29 minutat e para kanë pësuar dy gola por edhe janë ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutën e 20-të, Zhivanaj mban me duar në zonë Kainën, që del i vetëm me portierin dhe rrëzohet. Arbitri Jorgji jep penallti për Vllazninë dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës.

Nga pika e bardhë godet saktë me të majtën Herald Marku duke realizuar për 1-0. Ndërkohë vetëm 9-të minuta më vonë, duke përfituar nga superioriteti numerik, Vllaznia dyfishon shifrat.