TIRANA-PARTIZANI / Në Kampionatin e 87-të, “derbi” i 182-të përball 44 tituj të Superiores. Flasin Bujar Sharra e Genc Tomori: Tirana luan për mbijetesën, Partizani kërkon Europën

SPECIALE NGA AGRON KAJA


NOA

HISTORI-BILANC-AKTUALITET

Tirana do mbijetojë dhe do largohet nga zona e ftohtë në renditje. Kjo ndeshje me Partizanin është vendimtare. Nëse humbet, do ta ketë të vështirë. Duhet maksimumi, nuk ka çfarë të presë”.

Ndeshjet në ekstreme

Ndeshja e parë

Datë 30 mars 1947

Partizani-17 Nandori  8-0

Ndeshja e fundit

Datë 15 shkurt 2026

Partizani-Tirana           2-0

 

Bilanci në Superiore

Ndeshje                       181

Fitore Partizani            75

Fitore Tirana                49

Barazime                     57

Golat               241-195

 

KF TIRANA

Renditet në vëndin e 7-të

32 pikë: 7 F, 11 B, 14 H,

Golat 29:44

FC PARTIZANI

Renditet në vëndin e 5-të

45 pikë: 12 F, 9 B, 11 H,

Golat 34:39

Partizanin do kalojë të paktën 4 pikë para Dinamos, si rivali kryesor për zonën “Final 4” në tabelën e renditjes. Ndaj edhe Partizani shikohet pretendenti i sigurt, si skuadra e katërt në zonën “Final 4

Bujar Sharra: Tirana nuk e humbet këtë sfidë

Java e 33-të e Superiores luan “derbi”-in e kryeqytetit Tirana-Partizani, si do shërbejë ai për Tiranën?

Para disa ndeshjeve, nuk kisha shumë besim tek ekipi, si te grinta ashtu edhe te rezultatet. Por me ardhjen e Orges Shehit në bankinë, më pëlqen skuadra, si me Dinamon ku pashë një ndryshim të mirë. Kam besim se kështu do vazhdojë.

Në këtë “derbi” të 182-të, Tirana nuk është superiore në renditje në raport me Partizanin, do ndikojë kjo në rezultat?

Të dyja skuadrave u duhet fitorja, barazimi nuk i bën punëtë dyja skuadrave. Nuk besoj se renditja do ndikojë në këtë sfidë, madje e mendoj se do jetë një ndeshje pa tolerim. Natyrisht që unë dua ta fitojë Tirana, por edhe barazimi nuk do ishte keq.

Sa ndikim do të kenë tre ndeshjet, që këto skuadra kanë luajtur mes tyre në tre fazat e para të kampionatit?

Më sipër e përmënda se Tirana nuk më ngrohte në tre fazat e para të kampionatit. Por ardhja e Shehit si trajner, kemi një tjetër Tiranë. Kështu do të jetë edhe në këtë sfidë, ku prej saj kërkohet maksimumi. Do jetë më e fortë dhe më e ekuilibruar.

Tirana-Partizani kanë luajtur mes tyre 181 ndeshje në Superiore, sa do ndikojë historia në “derbi”?

Histori është histori, bilancet janë bilance që edhe mund të ndikojnë, por nuk do jenë përcaktuese. Ato duhet të njihen e të vlerësohen, por në këtë realitet ka një ekuilibër. Kështu kanë qënë gjithmomnë ndeshjet “derbi” mes këtyre skuadrave.

“Derbi” luhet të shtunën si një ndeshje teke e javës së 33-të, cili është parashkimi juaj për rezultatin e tij?

Ky është kalendari që e ka veçuar këtë “derbi” nga katër ndeshjet e tjera. Për një parashikim, unë anoj tek fitorja e Tiranës, por edhe një barazim nuk është keq. Nisur nga sa folëm më sipër, besoj se Tirana nuk e humbet këtë ndeshje.

Si ish-futbollist me Tiranën, sa herë e keni luajtur “derbi” kundër Partizanit,  dhe si i kujtoni?

Janë shumë ndeshje të luajtura nga viti 1978 e deri në vitin 1991. Por kujtoj se kanë qënë ndeshje të luftuara, rreth 20 ndeshje “derbi”. Atëhere ishin ndeshje që rezultatet i kishin të papërcaktuara. Herë fitonte Tirana, dhe herë fitonte Partizani.

Në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026, ku e mendoni Tiranën në tabelën e renditjes?

Tirana besoj se do mbijetojë. Duhet të largohet nga zona e ftohtë në renditje, që të mos jetë në ndeshje Play-out. Por kjo ndeshje me Partizanin është vendimtare. Nëse humbet, do ta ketë të vështirë. Duhet maksimumi, nuk ka çfarë të presë.

Sot pa lartësinë e historisë, por Shehi “bankina” e “derbi”-it

Duke parë renditjen dhe synimet që kanë skuadrat, ky “derbi” i 182-të nuk luhet me aromën e historisë, por për mbijetesë dhe për ngjitje në renditje. Kjo është e veçanta kryesore e kësaj sfide. Por, “derbi” është i pa parashikueshëm”, këtë e deklarojnë edhe dy ish-futbollistët te Tirana e Partizani, Bujar Sharra dhe Genc Tomori. Ndërsa trajneri Orges Shehi i Tiranës ka drejtuar “derbi” nga bankinat e të dyja skuadrave. Kjo është e veçanta e dytë e kësaj sfide.

KF TIRANA                                    

Themelimi – 15 gusht 1920

Emri zyrtar – KF Tirana

Në Superiore – 84 Herë

Në të Parën – 3 Herë

Tituj Kampion – 26 Herë

 

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026

Ndeshjet-Java 33 

E shtunë, 25 prill 2026

Tirana-Partizani                       19:00

E dielë, 26 prill 2026

Bylis-Teuta                              16:00

Egnatia-Vora                           19:00

E hënë, 27 prill 2026

AF Elbasani-Vllaznia              19:00

Flamurtari-Dinamo C             19:00

RENDITJA        

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    32        60

2.AF Elbasani              32        59

3.Egnatia                     32        54

4.Dinamo City             32        45

———————————–

5.Partizani                   32        45

6.Teuta                        32        38

7.Vora                         32        32

———————————–

8.Bylis                         32        32

———————————–

9.Tirana                       32        32

10.Flamurtari               32        29

 

FK PARTIZANI

Themelimi: 4 shkurt 1946

Emri zyrtar: FK Partizani

Në Superiore: 73 herë

Në të Parën: 2 herë

Tituj Kampion: 17 herë

 

Genc Tomori: Partizani do konsolidojë vëndin e katërt

Java e 33-të e Superiores luan “derbi”-in e kryeqytetit Tirana-Partizani, si do shërbejë për Partizanin?

Duke qënë se jemi në katër ndeshjet e fundit , kjo është një nga sfidat më vendimtare në këtë periudhë të kampionatit. “Derbi” me Tiranën na jep më shumë avantazh për renditjen, dhe Partizani do konsolidohet në vëndin e katërt.

Në këtë “derbi” të 182-të, Partizani është superior në renditje në raport me Tiranën, do ndikojë kjo në rezultat?

Kjo është një ndeshje morali, por edhe një ndeshje për pikët maksimale. Rrallë ka ndodhur që këto dy skuadra të mëdha në futbollin shqiptar të ndodhen në këto pozicione gjatë historisë mes tyre. Ka vite që Tirana nuk ka shkëlqimin e saj.

Sa ndikim do të kenë tre ndeshjet që këto skuadra kanë luajtur mes tyre në tre fazat e para të kampionatit?

Nuk mund ti parashikosh këto ndeshje që tashmë mbeten si finale. Sepse skuadrat kanë ndryshime në lojën e tyre në raport me ndeshjet e luajtura në tre fazat e para. Tashmë skuadrat luftojnë për objektivat e sezonit, pa ndikim përsa është luajtur.

Tirana-Partizani kanë luajtur mes tyre 181 ndeshje në Superiore, sa do ndikojë historia në “derbi”?

Është normale që historia e Partizanit me Tiranën të vlerësohet maksimalisht. Por gjithmonë “derbi” i shuan diferencat, ndaj mbetet nga më kryesorët në Shqipëri, si dhe mbetet i paparashikueshëm. Mendoj se Partizani do zgjidhë pozitivisht.

“Derbi” luhet të shtunën si një ndeshje teke e javës së 33-të, cili është parashikimi juaj për rezultatin e tij?

Nuk ka ndonjë problem se është ndeshje teke, sepse kjo merr më shumë interes e ndjekje nga tifozeria. Ndaj them se është planifikuar që të ketë më shumë tifozeri, pse jo edhe ndjekës të tjerë nga ekranet. Parashikimi im në anën e Partizanit.

Si ish-futbollist me Partizanin, sa herë e keni luajtur “derbi” kundër Tiranës,  dhe si i kujtoni?

Atëhere kanë qënë ndeshje “derbi” të luftuara, flas për periudhë 1979-1990 kur unë luaja me Partizanin. Gjithmonë kemi luajtur me grintë dhe dinjitet, ku herë fitonte Partizani dhe herë Tirana. Besoj se janë mbi 20 sfida të tilla ndaj Tiranës.

Në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026, ku e mendoni Partizanin në tabelën e renditjes?

Unë e mendoj të paktën 4 pikë para Dinamos, si rivali kryesor për zonën “Final 4” në tabelën e renditjes. Duke qënë se ndeshjen e fundit të kampionatit do ta luajmë pikërisht me Dinamon, Partizanin e mendoj si skuadra e katërt në zonën “Final 4”.