Tirana në pozitë të vështirë, tashmë bardheblutë rrezikojnë edhe zonën “Final 4”

24
Sigal

Pas 3 javëve, Tirana rikthehet të humbja duke pësuar të shtatën për këtë sezon. Disfata 3-4 ndaj Skënderbeut në “Air Albania” tregon edhe njëherë brishtësinë e bardhebluve, sidomos në mbrojtje, teksa në 21 javë kanë pësuar plot 32 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superiores.

Rezultati i fundit vë në pozita të vështira kryeqytetasit, pasi tashmë rrezikojnë edhe vendin e katërt, çdo të ishte dështim total për një skuadër që në fillim të sezonit ishte pretendentja kryesore për të fituar titullin.

Një shthurje totale e Tiranës në pjesën e parë, duke pësuar 3 gola në harkun kohor të 20 minutave. Situata rëndohet edhe më shumë kur klubi nuk mund të afrojë asnjë futbollist këto ditë të fundit të merkatos, pasi e ka të bllokuar, ndërsa janë larguar 4 lojtarë të rëndësishëm, i fundit Albi Doka për të cilin klubi njoftoi sot transferimin e tij tek klubi hungarez të Ujpestit.

Në krahun tjetër, Skënderbeu mori një fitore mjaft të vyer, pasi vinte pas 3 humbjesh radhazi. Tri pikë me shumë vlerë për korçarët, që për momentin çirohen nga rreziku i rënies dhe japin moral për ndeshjen e radhës ndaj Teutës, rivale që shihet direkte në luftën për mbijetesë.

Klasifikimi: