Agron KAJA
BILANCI TIRANA-DINAMO
NË SUPERIORE
Ndeshje 147
Fitore Tirana 64
Barazime 35
Fitore Dinamo 48
Golat 224:188
NË KUPË
Ndeshje 31
Fitore Tirana 9
Barazime 6
Fitore Dinamo 16
Golat 32:44
NË TOTAL
Ndeshje 178
Fitore Tirana 73
Barazime 41
Fitore Dinamo 64
Golat 256:232
TIRANA/ AGUSTIN KOLA
Ndeshjet “Derbi” janë emocionale, duhet qetësi e shpirt gare

Në karrierën tuaj, sa herë jeni përballur në “derbin” me Dinamon, si lojtar dhe trajner?
Janë shumë vite dhe janë shumë ndeshje të luajtura. Në periudhën që unë kam luajtur me fanelën e Tiranës, kanë qënë ndeshje të veçanta. Atëherë ne dy ndeshje kishim në një kampionat, “Derbi” me Dinamon dhe me Partizanin.
Cilën nga këto përballje “derbi” e veçon për karakteristikat e saj dhe rezultatin?
Si më e veçantë kujtoj ndeshjen që Dinamo më mori në huazim me Karl Zais Jenën, dhe tifozët thonin se marrja ime në skuadër i eliminoi! Deri në vitin 1990, ndeshjet e Tiranës ndaj Dinamos ishin me vlera të mëdha, sot ka zbehje.
Nëse do riktheheshe edhe njëherë në kohë, si do ta vlerësoje këtë përballje?
Ndeshjeve “Derbi” asnjëherë nuk dihet në rezultat. Kur ne si Tiranë kemi qënë mirë, e kemi fituar ndeshjen, dhe kur kanë qënë ata mirë, na kanë mundur.
Ndeshjet “Derbi” janë emocionale dhe duhet shumë qetësi, organizim e shpirt gare.
Sot jashtë bankinës së Tiranës, si mendoni se duhet përgatitur kjo ndeshje?
Unë mendoj se ndeshja “Derbi” sot nuk kuptohet mirë nga lojtarët, ndaj dhe nuk i japin rëndësinë e duhur në fushë. Ne atëhere nuk na zinte gjumi një javë para, ndaj kjo duhet vlerësuar më shumë se çdo ndeshje tjetër në kampionat.
Ku mendon se mund të jenë pikat e dobëta të Dinamos, dhe si do kërkojë Tirana suksesin?
Në renditjen e 8 javëve të luajtura në Superiore, ekipet janë shumë afër me pikë me njëri-tjetrin, nuk kanë shumë diferenca mes tyre. Me dy fitore del në krye, me dy humbje prek fundin. Skuadrat nuk kanë qëdrueshmëri, kjo mbetet pikë e dobët.
Çfarë kërkoni më shumë nga Tirana në këtë përballje “Derbi”?
Të bëjë detyrën, vetëm fitore kërkohet. Tirana e ka mundësinë, sepse ekipi ka bërë ndeshje të bukura, por nuk ka patur fat. Ekip është i ri, dhe këtë trajneri Shkëmbi e di mirë se si do ta kërkojë përshtatjen e tyre në fushën e lojës.
Kjo ndeshje mbyll fazën e parë të Superiores, sa pikë mund të ketë dhe ku mund të renditet Tirana?
Mendoj se pas fitores së kësaj ndeshje “Derbi”, Tirana do ngjitet në renditje. Aktualisht është në vendin e 7-të në tabelë dhe duke parë largësinë me vëndin e 6-të, vetëm rritje në pikë do ketë, nga 9 në 12. Në vazhdimësi do ketë ndryshim.

Ndeshja e Parë
Viti 1950
Tirana-Dinamo 0-1
Ndeshja e fundit
17 mars 2024
Tirana-Dinamo C 3-2
DINAMO/ GAZMEND SALLAKU
Daja do jetë fituesi i këtij “Derbi”, Dinamon e shoh kampione

Në karrierën tuaj, sa herë jeni përballur në “derbin” me Tiranën, si lojtar dhe trajner?
Në 12 vite karrierë me Dinamon, janë mbi 30 ndeshje “Derbi”. Kanë qënë të veçanta dhe të bukura, edhe pse unë luajta në një periudhë të vështirë për Dinamon. Në një “derbi” në kryeqytet, edhe kur je dobët, aty luan më mirë.
Cilën nga këto përballje “derbi” e veçon për karakteristikat e saj dhe rezultatin?
Kujtoj një ndeshje të sezonit 1996-1997 kur ne ishim 2-0. Por Tirana na kaloi në 3-2 me golat e Agustin Kolës. Këtu unë humba penallti, e priti Nallbani. Por kishte edhe ndeshje të tjera, të gjitha këtë sfida mbeten të veçanta në çdo situatë.
Nëse do riktheheshe edhe një herë në kohë, si do ta vlerësoje këtë përballje?
Në këtë sfidë Dinamo vjen në ngritje, me gjithë problematikat. Por vlera ka Presidenti Ardian Bardhi, si dhe ardhja e trajnerit Ilir Daja, i cili e ka zgjuar skuadrën me rezultatet e mira. Do jetë një “Derbi” i bukur, besoj në strategjinë e Dajës.
Sot jashtë Dinamos, si e mendon përgatitjen për ndeshjen me Tiranën?
Trajneri Daja ka diçka të veçantë në filozofinë e tij, sepse di të sulmojë pikat e dobëta të kundërshtarit. Ai bazohet në brumin që ka për momentin. Mungesa nuk ka deklaruar, ndaj përgatitja është vetëm kujdesi për fitoren dinamovite.
Ku mendoni se mund të jenë pikat e dobëta të kundërshtarit që ju do kërkoni suksesin?
Tirana mendoj se ka shumë pika të dobëta. Është skuadër e investuar dhe me përbërje shumë të re, ndaj nuk po merr rezultatet e pritshme. Ndoshta ka problematikat e saj, por ajo ka “Lojtarin e 12-të” që i jep adrenalinë në ndeshje.
Çfarë duhet të kërkojë trajneri Daja nga skuadra në këtë përballje “Derbi”?
Trajneri Ilir Daja do jetë fituesi i këtij Derbi, për grupin që ka. Është një trajner që ka lidhur gjithçka me futbollin, në veçanti me Dinamon, dhe këtu besoj te suksesi edhe në këtë sfidë. Do jetë në “derbi” për tu parë, shanset janë 50 me 50.
Kjo ndeshje mbyll fazën e parë të Superiores, sa pikë dhe ku mund të renditet Dinamo?
Them se Dinamo do jetë tek skuadrat rivale për “Final 4”. Bashkë me Partizanin, Egnatian, Elbasanin e Vllazninë, do rivalizojë për titullin. Por unë Dinamon e mendoj kampione në këtë sezon, dhe do dëshiroja që kjo të ndodhë.
FORMACIONET E MUNDSHME
TIRANA: 1-3-4-3
Selmani
Kola Dembele Mici
Soler Meta Jonuzi Ismajli
Haxhiu Bajroviç Prengaj
DINAMO: 1-3-3-1-2
Sali ? (Teqja)
Aliji Toli Muzek Dita
Meksi Loran Vila
Bregu
Zabërgja Itodo






















