Rrëshqet dheu në fshatin Xhaferaj: Njësia administrative Topojan: Rrezikon të shembë edhe një banesë.

20
Sigal

Njesia administrative Topojan thotë se rrëshqitja e dherave në fshatin Xhaferaj rrezikon të shembë një banesë.

Sipas informacioneve të marra, pas shkrirjes së borës, ka lëvizur shpati i malit e për pasojë ka dëmtuar edhe strukturën përdhes të themeleve të shtëpisë së shtetasit N. Mema.

Bëhet me dije se nga rrëshqitja e dherave dhe materialeve inerte po rrëzikohet edhe jeta e pjesëtarëve të familjes Mema. Ndërkohë shtabi i EC pranë bashkisë Kukës po monitoron situatën dhe kërkuar largimin e anëtarëve të kësaj familje nga banesa.