Tifozeria shqiptare dhe arbitrat, figurat më dinjitoze

547
Një “skaner” për 36 ndeshjet në grupe të Kampionatit Europian që po zhvillohet në Francë, nuk ishte e lehtë ta merrje nga Prof. Dr. Mehmet Spahiu, sepse dje pritja e Kombëtares bëri që vëmendja e çdo qytetari të përqendrohej drejt tyre. Gjithsesi, për specialistin e futbollit Spahiu, ky përfaqësim në Francë, do të mbetet kulmi aktual për futbollin shqiptar. “Mendoj se deri tani, në historinë e futbollit shqiptar ky është kulmi dhe arritja më e lartë, por për tre ndeshjet që luajti në Grupin A, unë mendoj se ndeshja me Francën ishte më e mira, sepse luajtëm me një skuadër që luante në fushën e vet, një skuadër që pretendon të fitojë Europianin. Me Rumaninë, fitorja ka status tjetër”, u shpreh midis të tjerave në intervistën e tij Mehmet Spahiu, i cili kapi detaje dhe elementë që e sjellin më afër një analizë për ndeshjet në grupe.
Ndeshjet e grupeve të Kampionatit Europian u mbyllën, duket sikur pas 14 ditëve me ndeshje, sikur mbetemi të zbrazët në axhendën ditore?
Për ata që janë të interesuar me futbollin, ndoshta kështu mund të jetë normale. Në 14 ditët e shkuara kishim tjetër regjim në punë dhe në familje, madje mund të them se shumë shqiptarë kanë lënë edhe detyrime të tjera personale e familjare, për të qenë në Francë, por edhe përballë ekranit të televizorit. Tashmë i bindemi kalendarit.

Ndoshta kjo situatë boshe vjen edhe nga fakti se Kombëtarja jonë nuk mundi të kualifikohet për më tej, apo një situatë që i duhet përshtatur?

E ndjemë një keqardhje që nuk arritëm të kualifikoheshim për më tej, por për ne është e rëndësishme se kjo Kombëtare që në ndeshjet kualifikuese, sidomos në atë me Armeninë, ka pasur dëshirë e vullnet për të ecur më lart. Natyrisht që edhe trajneri De Biazi është faktor në këtë arritje, që është më e larta në historinë e futbollit tonë.

Shqipëria në Grupin A, në tri ndeshje arriti të fitojë 1 ndeshje me 1 gol të shënuar. Ishte tregues ky për të vazhduar më tej?

Në radhë të parë shënimi i një goli nuk është tregues për një skuadër, por skuadra të medha kanë arrritur edhe të shpallen Kampione Bote apo Europe me një gol. Në këtë pjesëmarrje tonën të parë në Europian, nuk mund të prisnim prodhimtari të madhe golash, sepse vetë takimet kishin brenda situata të ndryshme psikologjike për strategjinë e lojës në vartësi të çdo kundërshtari.

Cili do të ishte prej jush portreti i Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese në grup?

Mendoj se deri tani, në historinë e futbollit shqiptar ky është kulmi dhe arritja më e lartë, por për tre ndeshjet që luajti në Grupin A, unë mendoj se ndeshja me Francën ishte më e mira, sepse luajtëm me një skuadër që luante në fushën e vet, një skuadër që pretendon të fitojë Europianin. Me Fancën ishte një kundërshtar i kalibrit botëror, por në të gjitha ndeshjet Kombëtarja jonë luajti e barabartë me të tre kundërshtarët, ndërkohë që fitorja me Rumaninë ka status tjetër. Por, për Lorik Canën kam shumë rezerva?!

Në 6 grupe u luajtën 36 ndeshje, cilën do të veçonit si më të spikatur në lojë dhe në rezultat?

Me thënë të drejtën, ka shumë momente të bukura, por barazimi në ndeshjen Kroaci-Hungari mendoj se ka lënë më shumë emocion. Nëse do të riprodhojmë në kujtesë atë takim, do të thoja se kishte gjithçka që futbolli prodhon në në 90 minutat e lojës.

Po një ndeshje e dobët në grupe, mendoni se u luajt?

Ndeshjet e Ukainës dhe të Turqisë mendoj se mund të ishin të këtij niveli, sepse prej tyre pritej më shumë, nga tradita që ato kanë në futbollin europian. Nëse do të sillnim në kujtesë ndeshje të tjera, unë mendoj se ato e kapën nivelin mesatar të zhvillimit të tyre, sepse në ndeshjet ev grupeve niveli i tyre u rrit gradualisht nga ndeshja e parë në të tretën.

Nga skuadrat që u kualifikuan direkt si dy të parat e grupeve, cilën mund ta konsideroni si pretendente?

Gjermania në çdo rast është pretentendete, pavarsisht nga oshilacionet që ka patur brenda ndeshjeve në grup, ndërsa Italia si gjithmonë nuk bind me nivel loje, por nga pikpamja e realizimit të qëllimit në rezulttat është e frikshme. Të tjerat besoj se do të jenë Spanja, ndoshta edhe Franca me ndonjë skuadër tjetër suprizë.

Nga skuadrat e treta, cila ishte me më shumë fat në këtë kualifikim?

Për të gjitha ato, fati ishte primar. Me këtë formulë, fati i tyre varet nga këmbët e të tjerëve dhe kualifikimi në 1/8 e tyre mendoj se të gjitha janë me fat. Por përjashtim mund të bëjnë Portugalia me Islandën, për mënyrën se si erdhën vetëm nga ndeshja e tretë.

Tashmë çiftet e 1/8 të finaleve janë formatuar, por për ju cili është më interesant, më i vështirë apo edhe më i kalueshëm lehtë?

Ndeshja Itali-Spanjë mendoj se është elita e futbollit botëror, ndërsa ato më surprizë mund të jetë çifti Hungari-Belgjikë, sepse janë dy skuadra që duken sikur kanë humbur, por bënë paraqitje me dinjitet.Mendoj se nga këto çifte mund të dalin dy skuadrat e finales të këtij Kampionati Europian.

Në këndvështrimin tuaj teknik, çfarë përshtypje ju lanë trajnerët e 24 skuadrave në gjashtë grupet kualifikuese?

Për trajnerët është një thënie se, skuadrat e mëdha nxjerrin trajnerë të mëdhenj, por trajnerët e mëdhenj nuk mund të nxjerrin skuadra të mëdha. Këtu ndoshta De Biazi bën përjashtim se si ka ardhur performanca e tij, sepse është treguar një trajner i madh që ka bërë një skuadër të madhe.
Po për gjyqtarët, mund të themi se në këto 36 ndeshje kanë qenë faktor pozitiv, apo keni edhe mendim ndryshe?
Gjyqtarët në këto 36 ndeshje në grupe, mendoj se kanë qenë në nivelinmë të lartë të gjykimit. Gabime të papërfillshme që nuk ndikuan në asnjë rst në rezultat edhe u bënë prej tyre, por përkundrazi, interpretimi korrekt i rregullores prej tyre ka ndikuar në zhvillimin e niveline mirë të ndeshjeve.

Nuk mundet që të harrojmë tifozët në këtë Europian, e veçoni Shqipërinë si një nga më fayr-play?

Tifozeria shqiptare i tregoi Europës dhe Botës se, jo vetëm se janë tifozë atdhetarë, por janë edhe dinjitozë në stadium e jashtë tyre. Tifozët mbarëshqiptarë treguan se çfarë qytetarie kanë shqiptarët, duke na dhënë një imazh shumë më të mirë në Europën e qytetëruar. Nuk janë të tepërta që pjesë e konsideratave të mira të jenë edhe tifozët shqiptarë.

Ky format me 24 skuadra në turin kualifikues në grupe, e krijon mundësinë që skuadrat të shprehin plotësisht vlerat e tyre?

Sa më i gjatë të jetë aktiviteti në grupe, është më bindëse skuadra që kualifikohet për më tej. Kjo formulë është shumë normale, pasi lejon kualifikimin e skuadrave më të mira dhe largoi më të diobëtat.

U rrit “piaca” e lojtarëve dhe e stafit teknik të Kombëtares sonë me këtë paraqitje në Francë?

Natyrisht që po, dhe besoj se së shpejti mund të dëgjojmë lëvizje të mëdha. Është e drejtë e gjithkujt për zgjedhjet e tyre që do të bëjnë, por në këtë rast rëndësi ka të themi se ata do të jenë pjesë e Kombëtares kudo ku të luajnë.

Për trajnerin De Biazi besoj se nuk do të ishte kështu si për futbollistët?

Po, ai ka dorën e specialistit të madh në këtë Kombëtare. Fjalët se mund të largohet nga bankina e Kombëtares sonë nuk mund të jenë pa gjë, tashmë ai e tregoi se din të “stilojë” skuadra të mëdha, për evente të mëdha.

Tashmë që Shqipëria u largua nga Europiani, Met Spahiu për cilën skuadër do të bëjë tifo?

Që në fëmijërinë time jam tifoz dhe adhurues i Gjermanisë, si ekip futbolli, si komb dhe si shtet. Për mua Gjermania mbetet një model ku ke se çfarë mëson tek futbolli dhe tek të gjitha fushat e tjera të jetës.

Intervistoi: Agron Kaja 
Sigal