“Thuaji burrit tënd të ndyrë të largohet, përndryshe do t’a vrasim”, gruaja e lojtarit të Mançester Junajtid zbulon mesazhin kërcënues

Pas disfatës në kampionat ndaj Shefilld Junajtid me rezultatin 1-2, dhe pas një shansi të humbur për t’u ngjitur në krye të klasifikimit, tifozat e Mançester Junajtid janë tërbuar dhe menjëherë kanë sulmuar sulmuesin francez Entoni Marsial, pas paraqitjes së dobët të tij në këtë sfidë.

 

NOA

Bashkëshortja e Marsialit, Melani ka publikuar një mesazh kërcënues nga një tifoz në drejtim të lojtarit të Mançesterit:

“Thuaji burrit tënd të ndyrë, të dashurit apo çfarëdo që e ke, të largohet nga Manchesteri, përndryshe do e vrasim. Ai po na humbet titullin kampion. Duhet të largohet sa më shpejt për të mos vënë në rrezik jetën tuaj dhe të familjes tuaj.”