“Teuta Cup”/ Agim Çiraku vlerëson pjesëmarrjen dhe rezultatet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, tregon se nëse nuk do të ekzistonin problemet mes Federatës së Notit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës numri i konkurrentëve do të ishte më i madh.

Presidenti Çiraku, i pari që bëri në Sport bashkimin Kombëtar Shqipëri – Kosovë

NOA

“Teuta Cup” mbërriti në edicionin e katërt, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ishte i pari që bëri bashkimin kombëtar në sport, Shqipëri – Kosovë. E pas tij erdhën dhe sportet e tjera. Sot funksionon një Ligë e Përbashkët, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj e femra. Një e tillë është dhe në volejboll, apo dhe në pingpong, por që futbolli e ka më shumë se sa të vështirë. Por ajo që mbetet është fakti që Agim Çiraku, presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, është i pari që bashkoi Shqipërinë e Kosovën në not.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka bërë një vlerësim të aktivitetit të parë të notit shqiptar në pishinat 50-metërshe, ndryshe garat verore. Bëhet fjalë për “Teuta Cup”, apo turneu mbarëkombëtar, i cili për tre ditë me radhë është zhvilluar në Pishinën e Durrësit. Madje është një aktivitet i përvitshmë, i cili ngre siparin e veprimtarive verore. Për Çirakun nëse nuk do të kishte ekzistuar konflikti mes Federatës së Notit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, atëherë do të mund të kishte pjesëmarrje më të gjerë, sepse disa notarë cilësorë të Kosovës nuk kanë marrë pjesë. Dhe ky konflikt, gjithnjë sipas Çirakut, e ka vënë në pikëpyetje të madhe zhvillimin e aktivitetit, që në fakt është kërkuar nga Federata Botërore e Notit dhe ajo Europiane për t’u bërë. Standardet nuk kanë munguar, ndërsa Çiraku është i kënaqur me rezultatet e notarëve tanë duke besuar që pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare do të jetë e mirë. Ka patur dhe një mesazh për të gjithë komunitetin, ndërsa më poshtë po ndiqni të plotë intervistën e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhënë për gazetën “Telegraf”.

  • Ka përfunduar të dielën Teuta Cup. 307 notarë, 30 ekipe pjesëmarrëse a mund të kishte më tepër konkurrentë, apo jeni të kënaqur dhe me këto shifra?
  • E rëndësishme është se “Teuta Cup” u zhvillua, sepse Federata Botërore e Notit, por dhe ajo Europiane, edhe duke e konsideruar si aktivitetin e saj na kishte kërkuar ta bënim. Brenda kushteve tona, me vështirësi në një farë mënyre, e zhvilluam. Duhet të dinim që mund të kishte dhe më shumë ekipe, sidomos kosovare. Por problemet që kanë patur Federata e Notit të Kosovës me Komitetin Olimpik të Kosovës na ka vënë në vështirësi, aq sa u vu në pikëpyetje zhvillimi i aktivitetit. Normalisht duhet të kishte dhe më shumë pjesëmarrje. Megjithatë jemi të kënaqur me gjithçka që u zhvillua, aq më shumë që ishte aktiviteti, i cili ngriti siparin e veprimtarive verore. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të jetë një aktivitet edhe më i gjerë.
  • Ndërkohë 11 ekipet tona kanë sjellë një shumicë notarësh në pishinë. Të kënaqur me paraqitjen e tyre?
  • Është punuar mirë. Ka pasur rezultate shumë të mira dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjen e të gjithëve. Normalisht është vetëm fillimi i aktiviteteve verore. Kemi të tjera më përpara, qofshin kombëtare, por dhe ndërkombëtare dhe unë kam bindjen se do të vijnë në rritje të gjitha rezultatet e notarëve tanë.
  • Shumë shpejt do vijnë në rritje aktivitetet, kjo duke nisur që nga Lojërat Mesdhetare për të vijuar dhe me Kampionatin Botëror. Trajneri i Teutës, Gjergji Ngresi, ka përmenduar Kledi Kadiun dhe Darvi Elezi. Prisni prej ndonjë notari tjetër?
  • Shiko! Të marrësh pjesë në Kampionatin Botëror është arritja më e madhe. Kledi Kadiu është duke u stërvitur jashtë vendit. Është me bursë olimpike, kjo dhe falë bashkëpunimit me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dhe si rrjedhojë presim rezultat të mirë prej tij. E jo vetëm prej tij, por dhe prej Nikol Merizajt, e cila vijon të stërvitet jashtë dhe ka një vijueshmëri të mirë. Besoj se me këto dy notarë në Kampionatin Botëror ne do ta themi fjalën tonë. Sigurisht që presim dhe prej të tjerëve në aktivitetet ndërkombëtare.
  • Një mesazh për të gjithë komunitetin e notit…

Të vazhdojmë të punojmë. Rezultatet nuk mungojnë, por ne kërkojmë që ato të jenë më të larta dhe të kemi vijueshmëri në garat tona. Mos harroni tani është kulmi i garave verore.


Astrit Haliti: Kosova e kënaqur me
moshat e reja, por jo me të rriturit

Presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ka bërë të ditur se ka qenë i kënaqur me moshat e reja, por jo me të rriturit dhe rezultatet e tyre në “Teuta Cup”. “Aktiviteti është një ndër më të rëndësishmit, që organizojnë të dy Federatat e Notit, Shqipëria dhe Kosova. Është aktiviteti i katërt. Rezultatet që u arritën për moshat e reja për mendimin tim janë të kënaqshme, por tek moshat e rritura, edhe pse kishim pritshmëri të mëdha, nuk kemi marrë ato që duhet. Mbarëvajtja e aktivitetit ka qenë e mirë”, -ka thënë Haliti për gazetën “Telegraf”. Ndërkohë ai mendon se tanimë do të duhet të shtrihet bashkëpunimi me Federatën e Notit të Shqipërisë dhe në Maratona, apo në gara në ujëra të hapura. “Bashkëpunimi jonë nuk është se ka filluar sot. Ne kemi 22 vite bashkëpunim. Ky është ndër bashkëpunimet më të mëdhaja për shkak se ky aktivitet është dhe në kalendarin zyrtar të Federatës së Notit të Europës. Ne pretendojmë që në të ardhmen të kemi dhe aktivitete të tjera, jo vetëm “Teuta Cup”. E kjo jo vetëm në not, por dhe në ujëra të hapura duke llogaritur maratonat. Madje do të duhet të jenë prezente në kalendaret vjetore të Federatës Botërore dhe asaj Europiane. E kjo dhe për shkak të infrastrukturës, e cila në stinën e verës është e mirë në Shqipëri”. Por duke mbetur tek infrastruktura, Haliti ka patur dhe një mesazh për të dy qeveritë. “Që pas luftës e deri më tani kemi rezultate pozitive dhe në rritje të notarëve të Kosovës. Por të mendosh nivelin elitar, apo atë Botëror, është paksa e pamundur. Duhet nivel dhe në infrastrukturë, sepse noti nuk është sport që bëhet kryesisht dhe në stinën e verës, por dhe në dimër. E na duhen pishinat e mbyllura t’i kemi në dispozicion. Dhe ato të jenë në të gjitha qytetet, atje ku dhe frekuentimi i njerëzve, apo qytetarëve është më i madh i këtyre pishinave. Kjo është një prej mungesave që është jo vetëm për ne, por dhe për Shqipërinë. Unë besoj se qeveritë do të duhet të mendojnë për këtë për shkak se noti përveç sport me rezultate sjell dhe shumë shëndet”.


Gjergji Ngresi: Kledi Kadiu dhe Darvi Elezi
notarët më të mirë të Teutës të viteve të fundit

Trajneri i Teutës në not, Gjergji Ngresi, jo vetëm që ka qenë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në “Teuta Cup”, por e cilëson veprimtarinë një nder për Durrësin. “Patjetër që jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e notarëve të Teutës. Janë një grup djemsh shumë të mirë. Janë të përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe vijnë pothuajse çdo ditë në stërvitje. Faktikisht kushtet optimale nuk janë këto gara që kishim ne, sepse vetëm fillimi i garave në pishina 50-metërshe. Por gjithsesi jemi shumë të kënaqur. Ky është aktivitet shumë i rëndësishëm, sepse është bashkë me Kosovën. Është një aktivitet që qyteti i Durrësit e meriton, sepse është evenimenti më i rëndësishëm i vitit”. Kledi Kadiu dhe Darvi Elezi janë notarët që presin të japin rezultate të mira në aktivitetet ndërkombëtare. Madje të kapin dhe normat e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. “Teuta ka dy notarë shumë të mirë. Po e them me bindje janë dy notarët më të mirë të të gjitha kohërave për notin durrsak. Bëhet fjalë për Kledi Kadiun dhe Darvi Elezin. Këto nuk morën pjesë në këto gara, sepse kishin provimet e maturës. Këta do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Budapest, kjo pas një jave. Për medalje është e vështirë. Madje dhe të arrish në një bateri finale është e vështirë, sepse je përballë me notarë amerikan, gjerman, francez, australian. Por që të kapësh normat për në Lojërat Olimpike, të cilat bëhen në Paris 2024, është një eveniment që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Ne gjithnjë kemi shkuar me ftesa, kësaj radhe kemi mundësi”, ka përfunduar Gjergji Ngresi.


SHPËRBLIMET PËR FITUESIT

Federata Shqiptare e Notit ka bërë të ditur dhe shpërblimet për fituesit. Sipas kategorive, por dhe si ekip. Në Kategorinë A, vendi i parë ishte 300 euro, i dyti 200 euro dhe i treti 100 euro. Në Kategorinë B vendi i parë 150 euro, i dyti 100 euro dhe i treti 50 euro. Kategoria C kishte shpërblim vetëm për vendin e parë, që ishte 100 euro. Po kaq dhe Kategoria D, kurse kategoria E dhe F, gjithnjë në vendin e parë, ishte 50 euro. Për ekipet vendi i parë 800 euro, vendi i dytë 500 euro dhe vendi i tretë 300 euro, kjo mbi bazën e medaljeve të arta. Dhe në këtë mënyrë, “Teuta Cup” ka dhënë dhe shpërblime financiare për ata që morën pjesë.

NUMRI I SPORTISTËVE PJESËMARRËS

SHQIPËRIA                           6 NOTARË (5 MESHKUJ+1  FEMËR)

                                                22 NË TOTAL (17 MESHKUJ+5 FEMRA)

 

OTRILA PRISHTINË             8 NOTARË (4 MESHKUJ+4 FEMRA)

                                                27 NË TOTAL (13 MESHKUJ+14 FEMRA)

 

KOSOVA                                 0 NOTARË, 0 NË TOTAL

 

KOSOVA 1                              4 NOTARË (1 MASHKULL+3 FEMRA)

                                                17 NË TOTAL (4 MESHKUJ+13 FEMRA)

 

KOSOVA 2                              23 NOTARË (11 MESHKUJ+12 FEMRA)

                                                138 NË TOTAL (70 MESHKUJ+68 FEMRA)

 

TIRANA                                  40 NOTARË (30 MESHKUJ+10 FEMRA)

                                                113 NË TOTAL (78 MESHKUJ+35 FEMRA)

 

PARTIZANI                            12 NOTARË (8 MESHKUJ+4 FEMRA)

                                                41 NË TOTAL (27 MESHKUJ+14 FEMRA)

 

BESA MALISHEVA               6 NOTARË (6 MESHKUJ)\

                                                12 NË TOTAL (12 MESHKUJ)

 

DIELLI SKËNDERAJ            3 NOTARË (2 MESHKUJ+1 FEMËR)

                                                15 NË TOTAL (12 MESHKUJ+3 FEMRA)

 

FERIZAJ                                9 NOTARË (4 MESHKUJ+5 FEMRA)

                                                32 NË TOTAL (9 MESHKUJ+23 FEMRA)

 

FUSHË KOSOVA                     2 NOTARË (2 MESHKUJ)

                                                4 NË TOTAL (4 MESHKUJ)

 

ILIRIDA FUSHË KOSOVË    5 NOTARË (1 MASHKULL+4 FEMRA)

                                                15 NË TOTAL (2 MESHKUJ+13 FEMRA)

 

KASTRIOTI FERIZAJ            23 NOTARË (9 MESHKUJ+14 FEMRA)

                                                64 NË TOTAL (32 MESHKUJ+32 FEMRA)

 

MITROVICA                           3 NOTARË (3 FEMRA)

                                                12 NË TOTAL (12 FEMRA)

 

NEMO PRISHTINË                4 NOTARË (4 FEMRA)

                                                20 NË TOTAL (20 FEMRA)

 

ONIKS ISTOG                        6 NOTARË (3 MESHKUJ+3 FEMRA)

                                                15 NË TOTAL (5 MESHKUJ+10 FEMRA)

 

PRISHTINA                            7 NOTARË (4 MESHKUJ+3 FEMRA)

                                                37 NË TOTAL (20 MESHKUJ+17 FEMRA)

 

SHARK PRISHTINË              1 NOTAR (1 MASHKULL)

                                                4 NË TOTAL (4 MESHKUJ)

 

SHKOLLA ZENIT PRISHTINË       4 NOTARË (2 MESHKUJ+2 FEMRA)

                                                          11 NË TOTAL (5 MESHKUJ+6 FEMRA)

 

TERMOPAN PRISHTINË      5 NOTARË (5 MESHKUJ)

                                                8 NË TOTAL (8 MESHKUJ)

 

VLLAZNIMI GJAKOVË        1 NOTAR (1 MASHKULL)

                                                5 NË TOTAL (5 MESHKUJ)

 

ZENIT SPORT AKADEMI     8 NOTARË (4 MESHKUJ+4 FEMRA)

                                                24 NË TOTAL (13 MESHKUJ+11 FEMRA)

 

SHSU TIRANA                       9 NOTARË (5 MESHKUJ+4 FEMRA)

                                                15 NË TOTAL (8 MESHKUJ+7 FEMRA)

 

SPORT VILLAGE SAD ARL  1 NOTAR (1 MASHKULL)

                                                4 NË TOTAL (4 MESHKUJ)

 

TE STELA                              82 NOTARË (54 MESHKUJ+28 FEMRA)

                                                305 NË TOTAL (190 MESHKUJ+115 FEMRA)

 

TEUTA                                   9 NOTARË (7 MESHKUJ+2 FEMRA)

                                                34 NË TOTAL (28 MESHKUJ+6 FEMRA)

 

TRADITA KLUB                    5 NOTARË (5 MESHKUJ)

                                                11 NË TOTAL (11 MESHKUJ)

 

VLLAZNIA                             16 NOTARË (8 MESHKUJ+8 FEMRA)

                                                41 NË TOTAL (15 MESHKUJ+26 FEMRA)

 

VLORA NOT SPORT              5 NOTARË (2 MESHKUJ+3 FEMRA)

                                                7 NË TOTAL (2 MESHKUJ+5 FEMRA)

 

TRE FITUESIT E VENDEVE TË PARA

DJEM KATEGORIA OPEN

1) Mal Gashi (Kosova 2)                                       1930 pikë FINA

2) Paolo Priska (Te Stela)                                     1781 pikë FINA

3) Gresi Koxhaku (Tirana)                                   1717 pikë FINA

 

DJEM KATEGORIA B

1) Paolo Priska (Te Stela)                                     1791 pikë FINA

2) Elio Veli (Te Stela)                                           1657 pikë FINA

3) Martin Muja (Ostril Prishtinë)                         1616 pikë FINA

 

DJEM KATEGORIA C

1) Mal Gashi (Kosova 2)                                       1930 pikë FINA

2) Gresi Koxhaku (Tirana)                                   1717 pikë FINA

3) Sofian Sarrag (Teuta)                                      1674 pikë FINA

 

DJEM KATEGORIA D

1) Arion Budima (Kosova 2)                                 1338 pikë FINA

2) Kostandin Llazari (Shqipëria)                          1282 pikë FINA

3) Lajdi Allaraj (Partizani)                                   1174 pikë FINA

 

DJEM KATEGORIA E

1) Devi Shtaro (Teuta)                                          790 pikë FINA

2) Arbër Hysaj (Shqipëria)                                   767 pikë FINA

3) Regis Ostrosi (Tirana)                                      727 pikë FINA

 

DJEM KATEGORIA F

1) Albi Deda (Te Stela)                                         652 pikë FINA

2) Drini Karanxha (Te Stela)                                559 pikë FINA

3) Shkëmb Recica (Kastrioti Ferizaj)                    467 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA OPEN

1) Eda Zeqiri (Kosova 2)                                       1827 pikë FINA

2) Kaltra Meça (Te Stela)                                      1712 pikë FINA

3) Hana Beiqi (Kosova 1)                                     1702 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA B

1) Jona Beqiri (Kosova 2)                                     1644 pikë FINA

2) Sara Dande (Te Stela)                                      1625 pikë FINA

3) Telma Harshova (Te Stela)                               1334 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA C

1) Kaltra Meça (Te Stela)                                      1712 pikë FINA

2) Hana Beiqi (Kosova 1)                                     1702 pikë FINA

3) Era Budima (Kosova 2)                                    1590 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA D

1) Julia Xhako (Tirana)                                       1501 pikë FINA

2) Liana Muka (Te Stela)                                      1499 pikë FINA

3) Arla Dermishi (Te Stela)                                   1474 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA E

1) Briselda Llazari (Shqipëria)                             1029 pikë FINA

2) Viki Tafrruku (Vllaznia)                                  1008 pikë FINA

3) Luna Djarmati (Te Stela)                                  972 pikë FINA

 

VAJZA KATEGORIA F

1) Parga Abazi (Kosova 2)                                    512 pikë FINA

2) Sibora Dushaj (Te Stela)                                  410 pikë FINA

 

 

TABELA E MEDALJEVE

 

SKUADRA                              AR    ARGJ          BRONZ                TOTALI

TE STELA                              47      33               38                         118

KOSOVA 2                              36      23               21                         80

TIRANA                                  18      6                 11                         35

PRISHTINA                           10      8                 8                           26

SHQIPËRIA                           8        3                 —                          11

TEUTA                                   6        11               7                           24

KOSOVA 1                              6        5                 1                           12

BESA MALISHEVË               3        —                 2                           5

OTRILA PRISHTINË             2        5                 5                           12

PARTIZANI                            1        4                 4                           9

NEMO PRISHTINA               1        1                 2                           4

ONIKS                                    1        1                 —                          2

DIELLI SKËNDERAJ            1        —                 2                           3

VLLAZNIA                             —       8                 2                           10

FERIZAJ                                —       7                 —                          7

ZENIT SPORT                       —       4                 1                           5

SPORT VILLAGE                  —       4                 —                          4

KASTRIOTI FERIZAJ           —       2                 4                           6

MITROVICA                          —       1                 1                           2

TRADITA KLUB                    —       1                 —                          1

ILIRIDA                                  —       1                 —                          1

SHSU TIRANA                       —       —                 2                           2

SCFK                                      —       —                 1                           1

VLLAZNIMI                           —       —                 1                           1