Tenis ATP: Nadal kualifikohet lehtësisht në Rio De Janeiro

486
Rafael Nadal është kualifikuar për ne turin e 2-te te turneut te tenisit ATP 500 ne Rio de Janeiro (toke e forte). Nadal, N.5 botëror, i mundur ne gjysmëfinalet e javës se kaluar ne Buenos Aires, ka mposhtur lehtësisht patriotin e tij spanjoll Pablo Carreno (i 66-ti) me rezultatin 6-1, 6-4.

“Ky ishte një test i mire për te vazhduar me tej. Unë pata një performance te kënaqshme, por kushtet e motit ishin jo te përshtatshme. Por, gjithsesi, unë jam i kënaqur”, u shpreh Nadal, i cili do te ndeshet ne turin e 2-te me një tjetër spanjoll, Nicolas Almagro (i 53-ti ne klasifikimin boteror), i cili eliminoi patriotin e tij Daniel Munoz (i 72-ti) me rezultatin 6-1, 3-6, 6-4
Sigal