Ernesto Valverde nuk po kalon një nga momentet më të mira te Barcelona dhe që tani kanë nisur aludimet dhe lajmet që Barcelona ka filluar kontaktet me teknikun e River Plate, Marcelo Gallardo.
Siç raportojnë mediat argjentinase, Barcelona ka kontaktuar me trajnerin dhe në momentin që Valverde do të lërë stolin e katalanasve, Gallardo do marrë drejtimin e spanjollëve.
Gallardo është një nga trajnerët më të mirë momentalisht në Argjentinë ku ka bërë një punë të shkëlqyer me Riverin dhe është gati ta çojë në një tjetër finale të “Copa Libertadores”.



















