Janinë, zbulohen drogë dhe armë në kufi me Shqipërinë

491
Policia greke zbulon drogë dhe armë në kufi me Shqipërinë. Mësohet se sasia e drogës është zbuluar në fshatin Konicë të Janinës, në anë të rrugës, është gjetur një çantë me 2 pako me 1.2 kg marijuanë, 1 kallashnikov me 1 krehër me 29 fishekë dhe rroba.

Burime nga policia e Sarandës bënë me dije se pranë tyre u gjet dhe 1 pistoletë ‘Zastava’ e kalibrit 6.35 mm me 1 krehër me 4 fishekë. Sakaq, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të arsenalit dhe drogës
Sigal