Surpriza e madhe e eliminatoreve/ Zvicra në Botëror, Italia në ‘Play-Off’

173
Sigal

Zvicra ka mposhtur 4-0 Bullgarinë duke marrë kreun e Grupit C, që i jep një biletë në Botërorin “Katar 2022”.

Helvetët lënë jashtë kështu kampionët e Europës, Italinë, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Irlandën e Veriut.

Një rezultat katastrofik për “axurrët” që shpërdoruan shumë duke gabuar gjithçka.

Skuadra e Mançinit do të ketë dhe një shans të dytë duke shkuar në “Play-Off”, por asgjë nuk është e sigurtë pasi gara do të jetë edhe më e ethshme.

Zvicra shkatërroi Bullgarinë duke i shënuar plot 6 herë në pjesën e dytë, por dy gola u anuluan për pozicion jashtë loje.

Kapiteni Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje fantastike duke dhënë dy asist në këtë fitore të madhe të helvetëve.