Ulen sërish temperaturat, si parashikohet moti sot

137
Sigal

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Sipas MetoAlb, në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë mot të kthjellët por të ftohtë në Europën Veriore dhe Qendrore. Po ashtu me mot të kthjellët dhe relativisht të freskët mbetet rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore. Nndërsa me vranësira dhe shira mbeten Brigjet e Italisë dhe Greqisë. Po ashtu Europa lindore prej ditës është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të pakët dhe të izoluara mbizotërojnë orët e para të ditës. Por orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në territorin e Kosovës.

Moti në RMV vijon i kthjellët deri në mesditë, kur në zonat jugperëndimore do ketë shfaqe të vranësirave të shpeshta. Por gradualisht këto vranësira deri në mbrëmje do të përfshijnë gjithë territorin.