Supersfida me Feynord, tifozët e Ajax surprizojnë ekipin në stërvitje

426
Nesër në “Eredivisie” luhet një nga sfidat embleme siç është Ajax kundër Feynord. Në këtë pikë të kampionatit dy skuadrat kanë një diferencë prej 9 pikësh, por pavarësisht këtij fakti asgjë nuk mund t’ia heq bukurinë superpërballjes.
Është Ajax-i i vendit të dytë që do të tentojë me doemos trepikët për dy arsye: 1-lufta për titull duke parë se PSV ka një avantazh prej 6 pikësh dhe 2- luan në shtëpi. Për t’i dhënë pak më shumë stimuj tifozët e klubit kryeqytetas kanë mednuar të surprizojnë ekipin në stërvitje.
Në tribunën e vogël përball fushës shpërtheu zjarri dhe koret për skuadrën. Një gjest fantastik i tifozëve për të karikuar skuadrën e tyre. Për më tepër shihni videon më poshtë.
Sigal