Superliga rri nën diktatin e Tiranës, afrohet edhe më shumë Skënderbeu

435
Sigal

Java e 13 e Superligës (duke lënë mënjanë dhunën) ka sjellë ndeshje shumë të bukura, nga të gjitha skuadrat që ishin përgatitur të bënin një ndryshim në pozitat e tyre. E në këtë anë shumë mirë e ka filluar Vllaznia që arriti të fitonte ndeshjen e shtëpisë ndaj Flamurtarit, ndeshje që u luajt nën brohorimën e tifozëve që tashmë i kanë dyert e hapura në “Loro Boriçi” pas 6 ndeshjesh mungesë. Fitorja ndaj Flamurtarit i jep mbi të gjitha edhe rikthimin tek fitorja pas 6 humbjesh rresht e përsëri skuadra vlonjate nuk arrin ta mundë dot këtë sezon pas barazimit në fazën e parë. Ky rezultat e lë përsëri Flamurtarin në hije, duke mos arritur të gjejë fitoren dhe formën në këtë fazë të dytë, pavarësisht se u bënë shumë ndryshime në kampin trajnues me ardhjen e trajnerit të ri Ramela. Flamurtari qëndron në renditje me 15 pikë, ndërsa Vllaznia provon shijen e pikëve pas shumë javësh mungesë duke grumbulluar 11 pikë, edhe pse është përsëri në vendin e 8-ë. Ndeshja me më shumë gola e kësaj jave ishte ajo mes Skënderbeut dhe Apolonisë, ku korçarët treguan se nuk kanë më probleme me sulmin duke shënuar plot 6 të tillë ndaj fierakëve. Ndeshja kaloi pa asnjë problem për korçarët që përsëri e vënë veten në luftë për titull, e tani me këtë ritëm duket se janë të pandalshëm. Ndeshja nuk foli për asnjë çast për fierakët që ranë pre e dominimit të Skënderbeut pa pasur mundësinë të kundërvepronin. Kjo humbje e lë përsëri Apoloninë në vendin e 9-ë, me 8 pikë, 2 më pak sesa Elbasani. Histori krejt tjetër u zhvillua në Elbasan, ku Tirana e gjeti veten fituese të takimit pasi u ndodh 2-0 në avantazh në pjesën e parë, por me një gol në minutat e fundit arriti që ti shpëtonte barazimit, duke e dërguar rezultatin final në 3-2. Kjo shifër lejon Tiranën që edhe një herë të jetë kryesuese, duke lënë pas vetes Skënderbeun dhe Partizanin. Këta të fundit, në një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar dje, arritën që të mundnin për të dytën herë këtë sezon Kukësin, me rezultatin 2-0. Ndeshja foli e gjitha në favor të Partizanit, që e nisën takimin në sulm, duke shënuar tre herë në pjesën e parë, por me golin e tretë që u cilësua jo i rregullt nga arbitrat. Kjo fitore i lë “demat e kuq” përsëri në ndjekje të “kushërinjve” të tyre, por dyshes kryeqytetase i shtohet edhe Skënderbeu që duket më në formë se kurrë. Edhe pse nuk  mund të anashkalohet Kukësi, duket se titulli do të luhet vetëm në dy qytete, në Korçë dhe në Tiranë, ku shanset për rikthimin e trofeut në qendrën e Shqipërisë duken më të mëdha, pasi edhe ka përfaqësim me dy skuadra. Superliga rikthimin në javën e 14-ë do ta ketë fundjavën e ardhshme, me takimin më të fortë mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Skënderbeu është skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në këtë kampionat. Aktualisht numëron 21 gola të shënuar dhe ka pësuar vetëm 4 gola. Kjo ecuri është mjaft e mirë për korçarët që ndjekësin më të afërt në këtë rekord kanë Tiranën, që kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar 7, pra me një golavarazh +11 gola.

Vllaznia-Flamurtari      1-0

Skënderbeu-Apolonia     6-0

Laçi-Teuta   3-0

Elbasani-Tirana      2-3

Partizani-Kukësi     2-0

  Skuadra ND F B H P
1 Tirana 13 8 4 1 28
2 Skënderbeu 13 8 3 2 27
3 Partizani 13 8 3 2 27
4 Kukësi 13 8 1 4 25
5 Laçi 13 5 4 4 19
6 Flamurtari 13 3 6 4 15
7 Teuta Durrës 13 4 1 8 13
8 Vllaznia 13 4 2 7 11
9 Apolonia 13 2 2 9 8
10 Elbasani 13 2 0 11 6