SUPERIORE/ Luhet sfida e 175-të Partizani-Tirana, flasin për “Telegraf” Genc Tomori dhe Ilion Lika: Historia dhe realiteti në “derbin” e gjithë Shqipërisë

PARTIZANI-TIRANA NË SHIFRA

NOA

BILANCI

Ndeshje                 174

Fitore Partizani     73

Fitore Tirana         47

Barazime              54

Golavarazhi  236:188

Luhet të shtunën, datë 20 shtator 2024, ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”

NDESHJA E PARË

Datë 30 mars 1947

Partizani-Tirana    8-0

NDESHJA E FUNDIT

Datë 28 prill 2024

Tirana-Partizani    1-2

 

 

GENC TOMORI

Për Partizanin, “derbi” i krenarisë në futbollin shqiptar

Superiorja ka luajtur gjysmën e fazës së parë, përshkrimi juaj për 25 ndeshjet?

Ekipet kanë treguar veten dhe kanë marrë maksimumin, por kanë patur edhe oshilacione, kryesisht te pikët. Mendoj se duhet të kalojë një fazë që të shohim se cilët ekipe do jenë pretendentë për “Final 4”, apo në vëndet e tjera.

Në këto pesë javë, çfarë veçoni më shumë te Partizani: Lojën apo 7 golat e shënuar dhe 5 të pësuar?

Për lojën, them se Partizani ka patur lojra të mira, por me minutazhe të veçuara. Duhet të jetë më i qëndrueshëm, që kur merr rezultatin, ta mbajë. Duhet të ishte në krye të tabelës, por ka pësuar gola shumë të lehtë.

Në këtë sezon do të kemi 12 ndeshje “derbi” të kryeqytetit, do ketë rivalitet si dikur?

Them se po, se ekipet nuk kanë ndonjë diferencë të madhe mes tyre. Do ketë luftë të madhe sportive, por të tilla si “derbi” unë shoh edhe ato me Vllazninë apo Elbasanin. Kush do tregojë më shumë stabilitet në lojë, do ketë garanci.

Këtë javë luhet sfida e 175-të Partizani-Tirana, si ish-partizanas, çfarë kujton nga kjo sfidë në karrierë?

Që nga viti 1946 e deri më sot, Partizani e Tirana kanë krijuar emocione me ndeshje të bukura. Ky është “derbi” i gjithë Shqipërisë, dhe Partizani me tifozët e tij do t’ia dalë. Si i tillë, është derbi i krenarisë në futbollin shqiptar.

Historia është në favor të Partizanit, do ndikojë kjo pozitivisht në sfidën e javës së 6-të?

Ka një ndikim, por jo themeltar. Sepse lojtarët janë shumë të rinj dhe nuk e kanë shumë mëndjen tek historia. Ata tashmë duhet të mësohen tek ndeshjet “derbi”. Fusha do jetë realiteti, që Partizani duket më lart në pesë javët e luajtura.

Nisur nga renditja në pesë javë, e mendoni Partizanin më të favorizuar, apo rezultatin t’ia lemë fushës?

Unë këtë “derbi” nuk e shoh nga renditja e dy skuadrave. Sepse varet nga intepretimi i lojës dhe psikologjia e lojtarëve në “derbi”. Tifozeria do jetë e madhe te Partizani, më shumë se çdo ndeshje tjetër dhe kjo do ndikojë te lojtarët tanë.

Janë shënuar 62 gola në pesë javët e para, me një mesatare 12 gola për javë, është shifër e mirë kjo për vazhdimësinë?

Jo, unë shifër më të mirë do dëshiroja me sa më shumë gola. Me ekipe që janë thuajse të barabartë, do ketë gola, sepse golat janë ata që i japin bukurinë lojës dhe afrojnë tifozerinë në stadium.

ILION LIKA

Fitorja bardhblu, “ilaç” për të “shëruar” ngërçin

Superiorja ka luajtur gjysmën e fazës së parë, përshkrimi juaj për 25 ndeshjet?

E shikoj më të fortë nga sezoni i kaluar, duke parë edhe ardhjen e Elbasanit si ekip ambicioz. Ndërsa Egnatia mbetet e konfirmuar dhe Partizani i konsoliduar, Dinamo po ngrihet me Ilir Dajën, ndërsa Tirana është e vështirë për tu mundur.

Në këto pesë javë, çfarë veçoni më shumë te Tirana: Lojën apo 6 golat e shënuar dhe 6 të pësuar?

Unë te Tirana vlerësoj më shumë lojën dhe dëshirën e lojtarëve. Por deri tani nuk ka mjaftuar, edhe pse trajneri Shkëmbi ka një ekip të ri nga sezoni i kaluar. Në përbërje janë lojtarë pa shumë eksperiencë në Superiore. Kjo uroj të mos zgjasë.

Në këtë sezon do të kemi 12 ndeshje “derbi” të kryeqytetit, do ketë rivalitet si dikur?

Patjetër që po, se pa rivalitetin e tyre nuk do kemi cilësi e tifozeri në ndeshjet “derbi” këtu në kryeqytet. Kam shumë besim edhe te Partizani, Dinamo dhe Tirana, sepse “derbi” kërkon eksperiencë e Tirana ka nevojë për një fitore morali.

Këtë javë luhet sfida e 175-të Partizani-Tirana, si ish-bardheblu, çfarë kujton nga kjo sfidë në karrierë?

Kam luajtur shumë ndeshje “derbi” ndaj Partizanit. Si përjetohet “derbi” te Tirana, asnjëherë nuk përjetohet kështu te Partizani e Dinamo. Te Tirana luhet me shpirt në çdo “derbi”, nuk e ka shumë problem historinë. Përjetimi bardheblu është jetik.

Historia është në favor të Partizanit, do ndikojë kjo në sfidën e javës së 6-të tek Tirana?

Jo jo, shifrat e bilancet nuk ndikojnë. “Derbi” është “derbi” dhe nuk e ka shumë problem me shifrat. Nuk ka shumë diferenca mes skuadrave dhe historia nuk do jetë pengesë. Në “derbi” më shumë flet fusha, Tirana me tifozët “fanatics” do ta kalojë me sukses.

Nisur nga renditja në pesë javë, e mendoni Tiranën më të favorizuar, apo rezultatin t’ia lemë fushës?

Nuk prisja shumë nga ky ekip i ri, sepse me kaq prurje të reja nuk mund të pritet më shumë. Por them se lojtarët e drejtuesit duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për bluzën që kanë veshur. Nuk e dëshiroj barazimin, pres një fitore si ilaç për të “shëruar” ngërçin ku ndodhet skuadra.

Janë shënuar 62 gola në pesë javët e para, me një mesatare 12 gola për javë, është shifër e mirë kjo për vazhdimësinë?

Patjetër që po, janë shënuar goxha gola dhe kjo tregon cilësinë që kanë skuadrat në sulm, dhe mangësinë që kanë mbrojtjet. Mendoj se do shënohen më shumë gola, sepse kemi ekipe me cilësi të mira në sulm, por edhe disa me mangësi në mbrojtje.

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 6

Datë 21 shtator 2024

Skënderbeu-Laçi   17:00

Partizani-Tirana    20:00

Datë 22 shtator 2024

Vllaznia-Bylis      17:00

AFElbasan-Egnatia20:00

Teuta-Dinamo C   20:00

RENDITJA           

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Egnatia    5        10

2.Vllaznia   5        10

3.AF Elbasa 5        8

4.Partizani   5        8

5.Dinamo C 5        7

6.Teuta       5        6

7.Tirana      5        5

8.Bylis        5        5

9.Skënderbe 5        4

10.Laçi        5        3

 

TË VEÇANTA

Partizani me defekte në mbrojtje të rezultatit

Në sfidën e sotme ndaj Tiranës, Partizani vjen nga dy ndeshjet e fundit (2-2 me Dinamon dhe 1-1 me Laçin), ku ka treguar mungesë vëmendjeje dhe personalitet  në ruajtje të rezultatit. Ky është një defekt që do të duhet ta korrigjojnë që sot në “Derbi”, për mos e përsëritur në vazhdim.

Tirana me 13 deburues, edhe trajneri Shkëmbi

Për “Derbin” e sotëm me Partizanin, nga 13 futbollistë që erdhën në verë te Tirana, vetëm njëri prej tyre e ka shijuar “derbin”, Aldi Gjumsi. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk ka luajtur asnjëherë një derbi-Partizani, ku debutues është edhe portieri Selmani që nuk luajti në sezonin e kaluar.

 

FORMACIONET E MUNDSHME

Partizani: 1-4-3-3                    Tirana: 1-3-5-2

Portier: Qirko.                        Portier: Selmani

Mbrojtësa: Hadroj, Zguro        Mbrojtësa: Dembele, Kola, Mici

Sembene dhe Bytyçi.

Mesfushorë: Taipi, Mehmeti    Mesfushorë: Haxhiu, Meta, Jonuzi,

dhe Rrapaj.                              Soler dhe Ismaili.

Sulmuesa: Zeka, Mba, Cara.    Sulmuesa: Zharmuni, Ndreca.

Trajner: Veselinoviç                Trajner: Bledi Shkëmbi