Sulmuesi/ Bekim Balaj firmos “divorcin” me ekipin turk

122
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu. Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin: “Faleminderit Ankara Koçiorenguçu”.

Rikujtojmë që Balaj u transferua këtë verë në ekipin turk. 31-vjeçari ka luajtur nëntë ndeshje me fanellën e  Ankara Koçiorenguçu duke shënuar tre gola.

Sulmuesi/ Bekim Balaj firmos “divorcin” me ekipin turk