Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Stambollit pasi ditën e premte luan kundër Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.
Shqipëria aktualisht renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Turqia është kryesuese e grupit me 15 pikë.
Një fitore do mbante në lojë Shqipërinë për një kualifikim të mundshëm, ndërsa humbja lë pa shpresë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja.