Subriel Matias reagon pas vdekjes së Maxim Dadashev

588
Sigal

Një boksier rus u nda nga jeta si pasojë e dëmtimeve fatale gjatë ndeshjes me kundërshtarin.

Maxim Dadashev përfundoi në koma pasi vuajti një hematomë “subdural” në një ndeshje të titullit të botës në kategorinë 63 kilogramësh kundër Puerto Rican Subriel Matias në MGM National Harbor në periferi të Uashingtonit.

Dadashev – me nofkën Mad Max – mori goditje të përsëritura të dhunshme në kokë para se trajneri i tij, Buddy McGirt, të mbyllte ndeshjen pas raundit të 11-të.

Ditën e sotme ka reaguar dhe boksieri puerto rikan, Subriel Matias në lidhje me vdekje e Dadashevit.

“Askush nuk është i përgatitur për të vdekur kur shikon ëndrrat dhe objektivët,” tha ai, transmeton Periskopi.

“Ne thjesht futemi në ring duke menduar për mirëqenien e familjes sonë, pa e menduar sa shumë mund të komplikohen gjërat në ring.

“Fluturo lartë luftëtar i madh. Vetëm Zoti e di arsyen e gjërave. Gjithmonë do ta kesh respektin tim. U prefsh në paqe Maxim Dadashev.”

Image