Strakosha drejt rikthimit, portën e Lazios po e mbron një tjetër shqiptar

282
ROME, ITALY - MAY 26: Marco Alia SS Lazio during the SS Lazio training session at the Formello center on May 26, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
Sigal

Lazio po përgatitet për rifillimin e kampionatit, pas pauzën nga pandemia e Covid-19. Ekipi i Simone Inzaghit ndodhet në vendin e dytë, teksa do të sfidojë Juventusin në garën për titull. Disa prej protagonistëve të ekipit ende nuk janë shëruar plotësisht nga dëmtimet e tyre, duke i lënë vendin, për momentin, të rinjve të ekipeve zinxhir.

Njëri prej tyre është Marco Alia, portieri 20-vjeçar i lindur në Genzano të Romës, por me gjak dhe nënshtetësi shqiptare. Kuqeziu tjetër, titullari i padiskutuar Tomas Strakosha, po merr ende veten nga një dëmtim, ashtu si zëvendësuesi i tij Proto.

Kjo i ka dhënë dritën jeshile portierit të Shpresave, që në ndeshjet përgatitore do të ketë mundësi të luajë bashkë me yjet e ekipit, si Milinkoviç, Immobile dhe Luis Alberto.

Një mundësi e shkëlqyer për shqiptarin, pasi ekipi italian i ka dhënë më shumë mundësi shqiptarëve gjatë këtyre viteve, falë edhe drejtimit të Igli Tares, mund të ëndërrojë debutimin e tij në “Olimpico”-n e Romës.