Starton Serie A, Juventus grumbullon sulmuesin shqiptar kundër Milanit

310
Sigal

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Juventus ka publikuar së fundmi listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Milanit, teksa pjesë e saj është edhe Giacomo Vrioni.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë në dispozicion të trajnerit Sarri mbrëmjen e sotme për duelin e kthimit kundër kuqezinjve. Mungesa e Ramsey, Higuain dhe Chiellinit, ka bërë që strategu të përfshijë 4 futbollistë nga skuadra e U-23.

Kujtojmë që Vrioni stërvitet prej disa javësh me skuadrën e parë të Juventusit, teksa nuk përjashtohet mundësia që sonte në mbrëmje të debutojë në ekipin e parë, nëse gjërat shkojnë mirë ndaj Milanit.

Lista e Juventusit

Portierët: Szczesny, Buffon, Pinsoglio.

Mbrojtësit: Rugani, De Sciglio, De Ligt, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado, Bonucci.

Mesfushorë: Rabiot, Pjanic, Khedira, Bentancur, Matuidi, Muratore.

Sulmues: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Bernardeschi, Zanimacchia, Olivieri, Vrioni.