Sportistet nuk veshën bikini, gjobiten me nga 150 euro për shkelje të rregullores

210
Sigal

Norvegjia u gjobit me 1500 euro pasi ekipi i femrave në handball-in e plazhit nuk u vesh me bikini në pjesën e poshtme, por kishte zgjedhur një uniformë që mbulonte më shumë atletet.

Veshja u mbajt në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Spanjës, në Kampionatin Europian të Handball-it të Plazhit që u mbajt në Varna të Bullgarisë.

Sipas Federatës Ndërkombëtarë, uniforma e re e Norvegjisë shkeli rregulloren që e kërkon që sportistet të veshin “bikini”. Të hënën, Komiteti i Disiplinës i kësaj federate gjobiti Norvegjinë me 150 euro secilën prej lojtareve për shkelje të rregullave.

Federata Norvegjeze e Handball-it deklaroi se do ta paguajë gjobën, por sportistët dhe aktivistët shprehën pakënaqësi, ndërkohë që vetë volejbollistet e cilësuan uniformën si “degraduese dhe jopraktike”.

“Në 2021 as që duhej të bëhej çështje”, tha Eirik Sordahl, president i Federatës Norvegjeze të Handball-it. Ministri i Kulturës, Abid Raja e cilësoi gjobën si qesharake.

Para kampionatit të volejbollit në plazh, Norvegjia kërkoi nga Federata Europiane e Volejbollit leje që të luante me të shkurtra në vend të bikinit, por kërkesa u injorua dhe asaj iu tha se thyerja e rregullores ndëshkohet me gjobë.

Norvegjia është kundërpërgjigjur duke paraqitur në federatat ndërkombëtare një mocion për amendimin e rregullores që përcakton uniformat.

Një zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare tha se propozimi norvegjez do të diskutohet në muajt në vazhdim