Sporti shqiptar në zi/ Nga jeta legjenda e mundjes

1160
Sigal

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ky lajm ka bërë që sporti shqiptar të jetë në zi. Ish-kampioni është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Artur Kreka është një figurë mjaft e njohur për publikun. Është shpallur pesë herë resht kampion në Kupën e Republikës në vitet 1981-1986. Dy herë kampion individual. Dhe nuk kishte se si të mos i jepej titulli Mjeshtër Sporti. Vlerësimet vazhduan edhe me titullin Emblema e Artë e Qytetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i Korçës.

Kampionit Artur Kreka nuk i mungon as titulli Pishtar i Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti i Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist.

Pas vitit 1990-të Artur Kreka ndërpreu aktivitetin sportiv, kur mund të jepte edhe më shumë si mundës dhe iku në emigracion si shumë shqiptarë të tjerë në ato kohëra.