Cittadella eliminon Barin e Migjen Bashës, ëndërron ngjitjen në Seria A

571
Sigal

Bari do të luaj për të paktën dhe sezonin e ardhshëm në Seria B, kjo pasi skuadra ku aktivizohet dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha u eleminua nga Cittadella.

Barazimi 2-2 i shërbeu vendasve që e mbyllën në avantazh dhe numërik takimin, pasi 2 kartonat e kuq të marrë nga Gyomber dhe Brienza e lanë në inferioritet numërik skuadrën e Barit, ndërsa kartonit të kuq nuk i shpëtoi as Sabelli që ishte në stolin e rezervave këtë takim.

Bari i Fabio Grosso kaloi në avantazh menjëherë pas rikthimit në fushë, me goditjen e Cristian Galano që u ndal vetëm nga rrjeta.
Cittadella e ktheu rrjedhën e ndeshjen nga vetja, pasi Bartolomei fillimisht barazoi shifrat ndërsa më pas kaloi në avantazh vendasit.

Bari barazoi në minutat e fundit, me sulmuesin Nene që befasoi portierin mik, Enrico Alfonso.