Sport – FIFA pezullon procesin lidhur me Botërorin 2026

428
FIFA, e perfshire nga akuzat per korrupsion dhe proceset gjyqesore, ka pezulluar te merkuren procesin lidhur me Boterorin 2026.
Ky vendim eshte marre nje jave pas doreheqjes se presidentit te FIFA-s, zviceranit Joseph Blatter.

“Ai vendosi qe te pezulloje procesin administrativ lidhur me kandidaturen per Kupen e botes 2026, per aresye te situates aktuale”, beri te ditur FIFA ne nje njoftim zyrtar, duke saktesuar se vendimi do te merret ne mbledhjen e jashtezakonshme te komitetit ekzekutiv, qe do te mbahet ne korrik.

Do te jete komiteti ekzekutiv qe do te fiksoje edhe daten e kongresit zgjedhor, i parashikuar mes dhjetorit 2015 dhe marsit 2016, qe do te mbahet per zgjedhjen e pasuesit te Blatter.
Sigal