Spinacola shqetëson Murinjon, humb miqësoren me Shqipërinë

122
Sigal

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinacola nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Veronës. Ky është një lajm i keq për trajnerin Zhoze Murinjo. Spinacola ka pësuar një dëmtim në rektusin e majtë të femorit.

Në ditët në vijim do të vlerësohet dhe do të shikohet gjendja e tij. Nuk dihet se sa do të zgjasë periudha e rikuperimit. Ndoshta do të rikthehet në fillimin e vitit 2023 në kampionatin italian.

Tashmë ai do të humbë edhe miqësoren e Italisë me Shqipërinë më 19 nëntor.  Spinacola shpresonte të rikthehej edhe njëherë në “Air Albania”, pas fitores aty ndaj Fejnord në Konferencë Ligë.