Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Sot luhet ndeshja e parë e javës së 5-të, në “Loro Boriçi” përplasen kryesueset e Grupit A
Sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të luhet ndeshja e parë e javës së 3-të të Kategorisë së Parë, ku përballë tyre do të jenë dy skuadra të vjetra e të mëdha në futbollin shqiptar. Vllaznia-Dinamo është sfida e orës 16:00, e cila për shkodranët do të ketë mungesën e kapitenit Gilman Lika, pas një dëmtimi që ai pësoi javën e kaluar. Ky ishte lajmi i keq që trajneri Hasan Lika mori në stërvitjen e djeshme, një ditë para sfidës së sotme me Dinamon, dhe në vend të tij ai do të aktivizojë Dejvi Bilalin. Në takimin e sotëm, te Vllaznia nuk priten shumë ndryshime, dhe Lika do t’u besojë atyre lojtarëve që kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit. “Pavarësisht vështirësive që kemi hasur, ne kemi arritur të fitojmë, sepse lojtarët kanë dhënë maksimumin. Këtë do të synojmë ta bëjmë edhe më mirë në vazhdim, duke nisur nga ndeshja nesër (sot) ndaj Dinamos, e cila do jetë ndeshje ndryshe. Dinamo ka bërë dy fitore dhe ajo është pretendente në grup, ndaj duhet të japim maksimumin. Unë kam besim se do e kalojmë me sukses, edhe pse mund të luajmë pa kapitenin Gilman Lika”, kështu është trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, dje për mediat në Shkodër, i cili në këtë takim të vështirë kërkoi nga skuadra vetëm tri pikët. Ndërsa Igli Allmuça i Dinamos ka vazhdon intensivisht me seancat stërvitore, duke e përgatitur skuadrën që të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë. Tekniku i bluve do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët titullarë në dy ndeshjet e para të Kategorisë së Parë, në të cilat janë marrë dy fitore për 6 pikë. Allmuça i ka kushtuar më shumë rëndësi aspektit tekniko-taktik, duke aplikuar skema për dalje të shpejta e të rrezikshme me kundërsulm, por edhe me goditje standarde. Dinamo është fuqizuar mirë në merkaton e verës me disa lojtarë cilësorë, ndaj stafi dhe drejtuesit shprehen hapur se, objektivi është që skuadra të ngjitet në Superiore. Dinamo dhe Vllaznia kryesojnë Grupin A me nga 6 pikë në dy javë.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e tretë
Sot, 21 shtator 2018
Vllaznia-Dinamo 16:00
Nesër, 22 shtator 2018
Erzeni-Burreli 16:00
Vora-Iliria 16:00
Besëlidhja-Veleçiku 16:00
Të dielën, 23 shtator 2018
Shënkolli-Korabi 16:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
- Dinamo 2 6
- Vllaznia 2 6
- Iliria 2 3
- Erzeni 2 3
- Korabi 2 3
- Veleçiku 2 3
- Besëlidhja 2 3
- Shënkolli 2 3
- Vora 2 0
- Burreli 2 0
GRUPI B
Ndeshjet-Java e tretë
Nesër, 22 shtator 2018
Oriku-Pogradeci 16:00
Apolonia-Bylis 16:00
Egnatia-Lushnja 16:00
Turbina-Elbasani 16:00
Të dielën, 23 shtator 2018
Tomori-Besa 16:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
- Egnatia 2 6
- Lushnja 2 4
- Tomori 2 4
- Bylis 2 3
- Oriku 2 3
- Besa 2 3
- Apolonia 2 3
- Pogradeci 2 3
- Elbasani 2 0
- Turbina 2 0