Specialisti i futbollit Hysen Dedja për “Telegraf”: Superiorja ka nivel të dobët, më shumë respekt për trajnerët

111
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” specialisti i futbollit Hysen Dedja, analizon situatën e futbollit shqiptar

Agron KAJA

Europa i “fiku dritat” për skuadrat tona, do ndikojë kjo tek skuadrat që luajtën një dhe dy ture në Konferencë Ligë?

Nuk ka rëndësi sa ndikon, por rëndësi ka se ku jemi. Duhet të mendojnë FSHF-ja e klubet që të dalim prej këtij niveli të dobët që kemi në kampionat. Ndaj duhet rritur niveli i kampionatit që mos kemi të tilla eleminime me skuadra të nivelit të ulët.

Është kjo një paraqitje dinjitoze për skuadrat tona, kur renditemi në vëndin e 44-t, më poshtë Maltës, Lituanisë e Litehshteinit?

Aspak dinjitoze nuk është. Ne nuk kemi qënë në këto nivele edhe në diktaturë, sepse e kishim futbollin që luante me Barcelonën, Bajernin apo Austrinë e Vienës. Atëhere kemi guxuar me ndeshje dinjitoze, që sot kujtohen me shumë nostalgji.

Orges Shehi largohet nga Partizani për rezultatet e dobëta në Konferencë Ligë, është kjo një sëmundje e vjetër në futbollin shqiptar?

Nuk e kuptoj si veprohet kështu me trajnerët, kur jemi ende pa nisur kampionati. Shkarkimi i Orges Shehit nuk besoj se është Liga e Konferencës, ndoshta diçka tjetër nuk shkon mes tij dhe drejtuesve. Drejtuesit nuk kanë respekt për trajnerët!

Tashmë fokusi është te përgatitjet, miqësoret dhe merkato, janë skuadrat e Superiores në rrugën e duhur deri tani?

Jam në dijeni nga shtypi për përgatitjet e merkaton e skuadrave të Kategorisë Superiore, por nuk shoh emra që sjellin risi në kampionatin tonë. Kur shoh pagat e futbollistëve dhe nivelin që ata kanë, këta nuk i përgjigjen cilësisë të futbollit.

Përgatitjet, merkato dhe ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit të ri, tregojnë vlerësimin për garën?

Takimet miqësore nuk e tregojnë plotësisht nivelin e çdo futbollisti. Skuadra në miqësore është në test për t’i parë vendosjet e lojtarëve, por diçka rregullohet edhe në anën psikologjike të tyre, por edhe nga ngarkesa fizike që kanë marrë.

Pak më shumë se dy javë duhen që të nisë sezoni i ri në Superiore, si e mendoni startin në këtë prag?

Në pamje të parë, duke u nisur nga kalendari, java e parë duket se do bëhet “nami”. Por nuk e dimë se çfarë do prodhojë fusha pas dy javëve. Gjithsesi, unë uroj për më shumë sukses, dhe me lojën e tyre të afrohet sa më shumë tifozeria në stadium.

Nga qershori në shtator, Kombëtarja po qëndron e “qetë”, si e parashikon situatën e saj në National Ligë?

Për Kombëtaren, them se ajo na ka dhënë besim me një paraqitje shumë të mirë në Europian. Mund të guxonim më tepër, sepse kishte një formacion të stabilizuar dhe me mentalitet fituesi. Ta vazhdojë kështu e ta gjejë suksesin edhe në National Ligë.

U përcatuan edhe datat e ndeshjeve të Kombëtares në national Ligë, ju si i parashikoni për Kombëtaren tonë?

E quaj Kombëtaren pretendente edhe në National Ligë. Në grup ka përballë skuadra të forta, por jo të pakalueshme. Me të gjitha është ndeshur dhe ka dalë fituese, këtë presin gjithë shqiptarët ta bëjë në Grupin B1 me Çekinë, Ukrainën e Gjeorgjinë.

Precedenti me bankinat, fillon “vallja” para “dasmës”!

Pa nisur ende sezoni 2024-2025 (gara nis më 18 gusht), Partizani merr kryesimin e klubeve që do shkarkojnë trajnerët në këtë sezon. E shtroi rrugën më të shëmtuar që po ndodh rëndom në Superioren shqiptare, duke e kthyer në një precedent largimin e trajnerëve para fillimit të garës. Në sezonin e kaluar ishte FSHF-ja që e zgjidhi konfliktin e Shehit me Tiranën, me anë të një vendimi gjyqësor, duke e liruar si trajner i Tiranës.

Njoftimi i “moderuar” i Partizanit, Shehi në “simfonitë” e largimeve!

Kjo javë nisi me njoftimin e FK Partizani për shkarkimin e trajnerit Orges Shehi. Durrsaku vazhdon “simfonitë” e largimeve, si tek Tirana, por këtu vetëm 27 ndeshje qëndroi në bankinë. Shkarkim apo marrëveshje me Presidentin Demi, kjo do mësohet më pas, dhe nisur nga ndarja e tij me Tiranën në sezonin e kaluar, ky largim të le hije dyshimi. Konferencë Ligë mund të ketë qënë shkaku kryesor, apo ndoshta diçka tjetër se nuk shkon mes tij dhe drejtuesve. Por në këtë rast, ata nuk kanë treguar respektin minimal për trajnerin që e “vodhën” nga Tirana“…Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani i uron shumë suksese në të ardhmen…”. Skuadra do të vijojë përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv, Arbër Abilaliaj. Simfoni e përsëritur!

 

PARTIZANI 2024-2025

KONFERENCË LIGË

Turi parë eliminator

Marsaxlox-Partizani    1-1

Partizani-Marsaxlox    1-2

Kualifikohet Partizani

Turi dytë eliminator

Iberia-Partizani                        2-0

Partizani-Iberia                        0-0

Partizani eleminohet

 

KATEGORIA SUPERIORE

Java 1 / 18.08.2024

Partizani-Vllaznia        17:00

Skënderb-Elbasani      17:00

Teuta-Bylis                  17:00

Dinamo-Egnatia          17:00

Laçi-Tirana                  17:00